Deklarata e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në fjalimin e saj vjetor në Kuvend për rrezikimin e raporteve të qeverisë së Kosovës me faktorin ndërkombëtar, ka zgjuar reagimin e Kryeministrit Albin Kurti.

Ai, nga Podujeva, ka thënë se gjithmonë ka qenë në komunikim edhe me Presidenten sa i përket politikës së jashtme.

Raportet e Presidentes Osmani me Kryeministrin Kurti kanë nisur të acarohen për shkak të mospajtimeve rreth koordinimeve me faktorin ndërkombëtar.

Ato kanë nisur të dalin në pah publikisht duke dhënë deklarata kundërthënëse për herë të parë për çështjen e dinarit serb.

Së fundmi, në fjalimin e saj në Kuvend, Presidentja Vjosa Osmani tërthorazi kritikoi Qeverinë Kurti për veprime të njëanshme dhe mungesë koordinimi me faktorin ndërkombëtar.

Tv Klan