Kroacia është ndër vendet e fundit evropiane që po përballet më një krizë strehimi të shkaktuar nga turizmi masiv.
Qeveria kroate është duke marrë masa për të trajtuar këtë fenomen.
Një paketë projektligjesh u miratua në parlament javën e kaluar, por legjislacioni përfundimtar do të miratohet vetëm pas diskutimeve më të gjera.
Ministri kroat i Financave Marko Primorac ka shpjeguar se ligjet do të rrisin taksat mbi shtëpitë që jepen me qira për turistët, por nuk do të prekin njësitë e banimit ku njerëzit jetojnë afatgjatë ose ku njerëzit jetojnë në pronën e tyre.
Shumë qytetarë thonë se kjo do t’u japë atyre një shans për të marrë me qira banesa me çmimet e tregut dhe për të ringjallur qytetet ku blloqet e apartamenteve mbushen vetëm gjatë sezonit të festave.
Legjislacioni, ende në diskutim, përfshin taksa më të larta për qiratë.
Sipas propozimit të ri, pronarët që dëshirojnë të japin me qira apartamentet e tyre afatshkurtër do të kërkojnë miratimin e 80% të personave të tjerë që jetojnë në pallat, një lëvizje e cila po streson shumë pronarë.
Barbara Markoviç, Presidente e Shoqatës Kroate të Akomodimit, shprehu shqetësime lidhur me ndikimin e këtyre masave tek pronarët e shtëpive.
“Ne besojmë se dikush që ka një apartament dhe e konsideron banesë familjare sipas nesh nuk duhet të marrë pëlqimin e qiramarrësve të tjerë. Është një komponent social në të gjithë këtë, për njerëzit që mund ta kenë si të ardhura bazë, që i dërgojnë fëmijët në shkollë ose që kanë kredi. Megjithatë, ata që kanë disa banesa sigurisht që nuk i përkasin akomodimit familjar, por ata nuk jetojnë afër njësive akomoduese që japin me qira, pasi ata thjesht nuk mund të ofrojnë një cilësi mjaftueshëm të lartë shërbimi për vizitorët që presin”.
Ekspertët vënë në dyshim nëse një taksë mbi pronat e dhëna me qira afatshkurtër do të bëjë vërtet shumë ndryshim në tregun e banesave.
“Ata duan të votojnë për barazimin e qirasë afatgjatë dhe afatshkurtër. Ne shohim që banesat masive nuk i kanë sjellë askujt asnjë të mire.Nuk jemi në favor të krijimit të apartamenteve shtesë por mendojmë se ato ekzistueset duhet të funksionojnë normalisht. Situata faktike është se ne kemi në fakt të njëjtin numër njerzisht si në vitet e fundit, dhe kemi gjithnjë e më shumë njësi akomoduese, dhe këtu duhet vërtet të vendosim pikat mbi i. Mesatarisht, me kemi 30,000 shtretër në vit”.
Në Split, vendasit thonë se turistët që marrin shtëpi me qira afatshkurtra po kthehehen në problem për ta.
“Ndodh që këta të rinj, më së shumti e kemi fjalën për vizitorë ahengjesh, sepse janë në apartamente në qendër dhe në qytet në përgjithësi, festojnë deri rreth orës dy pas mesnate nëpër klube. Pasi mbyllen klubet në qendër të qytetit kthehen në apartamente dhe sjellin me vete të huaj të tjerë që kanë takuar, dhe më pas ka zhurmë, të bërtitura, dehje, njerëzit jo vetëm që nuk mund të flenë, por edhe që u dëmtohet shëndeti”.
Në kryeqytetin Zagreb, pronarë apartamentesh si Natasa Luketic dhe Klaudija Kapural e shohin të parealizueshme kërkesën për të marrë miratimin e fqinjëve për të dhënë me qira apartamentin e tyre.
“Tani jemi përballë faktit se do të duhet t’i drejtohemi fqinjëve tanë, duke i vënë ata në një pozitë të pakëndshme, duke e vënë veten në një pozitë të vështirë po ashtu . Kjo është ndoshta gjëja më e keqe, duhet ta kishte zgjidhur një palë e tretë dhe jo që ne të trokasim në dyert e fqinjëve tanë dhe t’i bëjmë të dyja palët të ndihen jo rehat. Do të ketë shumë apartamente të mbyllura”.
“Shumica e apartamenteve në Zagreb janë në blloqe apartamentesh dhe shumë pronarë të tyre presin që nëse ligji miratohet, të mbyllin apartamentet, t’i shesin ose të shikojnë të merren me ndonjë biznes tjetër”.
Ndryshimet e propozuara vijnë pasi Kroacia përballet me rritjen e çmimeve të pasurive të paluajtshme dhe mungesën e pronave me qira afatgjatë.
Mungesa e banesave në dispozicion ka rritur vlerën e qirasë dhe të pronës në të gjithë vendin.
Çmimet e qirave kane ndryshuar shume vitet e fundit. Sipas të dhënave të Eurostat, qiratë afatgjata në Kroaci ishin 25% më të larta në Korrik 2023 krahasuar me 2015, me rritje të përshpejtuar veçanërisht të dukshme që nga viti 2021.
Qytetet nga Malaga dhe Barcelona në Spanjë deri në Athinë dhe Budapest kanë reduktuar qiratë afatshkurtra në një përpjekje për të lehtësuar mungesën e banesave dhe për të ulur çmimet për banorët vendas.
Lëvizje të tilla në destinacionet e njohura turistike pritet të kenë ndikim në platforma të tilla si Airbnb dhe Booking.com që shërbejnë si urë ludhëse mes turistëve dhe pronarëve të hoteleve dhe shtëpive të pushimeve.
Këtë vit qyteti i njohur turistik i Dubrovnikut ndaloi dhënien e me qira të banesave në destinacionin historic, në një përpjekje për të penguar të rinjtë të largohen si rezultat i kostove të larta të shumë shtëpive.
Klan News