Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi është takuar dje në Durrës me Presidentin Rexhep Mejdani. Gjatë takimit me Kryeministrin Thaçi në Kosovë, Kryeministri Shqiptar Majko ka bërë deklaratën se Shqipëria është gati të hapë përfaqësinë e saj në Prishtinë dhe është diskutuar projekti i autostradës Durrës-Prishtinë.

Një Kosovë e Pavarur do të sillte destabilizimin e Gadishullit Ballkanik ka deklaruar Shefi i Diplomacisë Italiane Lamberto Dini. Me 1 Tetor Roma merr komandën e AFOR 2 në Shqipëri. Zëvëndës Kryeministri Italian Miniti është takuar dje në Durrës me Kryeministrin Shqiptar Majko.

Qeveria Shqiptare rikonfirmoi dje angazhimin për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve me Italinë, ka deklaruar gjatë një interviste për TV Klan, Zëvëndëssekretari i jashtëm italian Umberto Ranieri.

Të rrëzohet Qeveria Majko dhe të përgatiten kushtet për zgjedhjet e reja ka qënë opsioni i djeshëm i republikanëve.

Të hënën e ardhshme do ndalojë qarkullimi i automjeteve në të gjitha rrugët e Shqipërisë, ka qënë ky ultimatumi i Federatës së Sindikatave të Pavarura të Transporteve.

Ujet e lumit Shkumbin përpijnë në Mirakë rreth 25 metra të rrugës Elbasan-Librazhd.

“Mjeshtër i Madh i Punës” për Prefekturën e Elbasanit është dekorata që i dha Presidenti Mejdani për pritjen e refugjatëve kosovarë.

Fillojnë në sheshin “Skënderbej” përgatitjet për koncertin e këngëtarit zviceran Dj Bobo.

Një delegacion kongresmenësh amerikanë viziton për herë të parë pas 40 vitesh Kubën./tvklan.al