Lajme Arkiva – TV Klan 2003
Kryeministri Fatos Nano ka garantuar se do të eliminojë ndëshkimet kolektive të popullsisë, në ndërprerjet e energjisë elektrike.
Kryeministri Fatos Nano:- “Vendosja e matësave për të gjithë konsumatorët do të mundësojë që të mos ketë më ndëshkime kolektive nëpërmjet afrofesë, për shkak të mos pagesës së energjisë elektrike, me prerje, të cilat i vuajnë jo vetëm ata që s’paguajnë, pra që secili përdorues apo abuzues i energjisë, të përgjigjet individualisht”.
Nano përuroi fillimin e punimeve për fuqizimin e 7 nënstacioneve më të fuqishmit në vend. Investimi i bërë nga KESH, kap një vlerë prej 340 milion dollarësh dhe do të shtrihet në sektorët e gjenerimit, transmetimit dhe shpërndarjes.
Kryeministri ka kryer vizita në disa fabrika të industrisë së lehtë të miellit, konservave dhe birrës vendase. Nano ka vlerësuar iniciativën private në këto fusha si të rëndësishme për zhvillimin e ekonomisë, por edhe për punësimin.
Kryeministri Fatos Nano:- “Nuk erdha rastësisht këtu, erdha të prek nga afër produktet e sipërmarrjes serioze dhe të ligjshme vendase, në një zonë të kryeqytetit, e cila ka ngritur biznese prej disa dhjetëra milion dollarësh dhe punëson disa mijëra punëtorë”.
Nano shoqërohej nga kryetari i bashkisë së Tiranës Edi Rama, Ministri i Bujqësisë Agron Duka dhe bashkëshortja Xhoana Nano./tvklan.al