Kryeministri Berisha në mbledhjen e qeverisë në pjesën e rezervuar për mediat ka preferuar ta përqendrojë të gjithë fjalimin e tij vetëm në politikat qeveritare për bibliotekat shkollore.

Duke bërë autokritikë për indiferencën e treguar deri tani ndaj problemeve të librit kreu i ekzekutivit ka urdhëruar Ministrin e ri të Arsimit, zotin Beja, të hartojë një platformë në bashkëpunim me drejtorin e bibliotekës kombëtare për të ndryshuar situatën në shkollat vendase.

Sali Berisha: “Po të shkosh sot të kontrollosh bibliotekat e shkollave ka rrezik se autorët shqiptarë, rilindësit, autorët e tjerë që janë bërë të njohur në Shqipëri dhe në botë të mund të jenë ekzotikë në raftet e këtyre bibliotekave. Zoti ministri i arsimit në bashkëpunim me bibliotekën kombëtare është e domosdoshme të hartoni një platformë, por edhe duke u takuar dhe konsultuar me grupet e interesit, në të cilin qeveria të shënojë një kthesë rrënjësore të qëndrimit indiferent zyrtar ndaj librit.”

Pas liberalizimit të vizave me Brazilin qeveria ka vendosur në mbledhjen e saj të radhës dhe përhapjen e përfaqësisë sonë diplomatike në kryeqytetin brazilian./tvklan.al

Gazetare: Elja Zotka