Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka zhvilluar një takim me vullnetarët e rinj për ndryshim në fshati Marqinet të Tiranës. Në këtë takim Rama u ka bërë thirrje qytetarëve për tu bashkuar në manifestimin e 15 marsit që Partia Socialiste do të zhvillojë në një vjetorin e tragjedisë së Gërdecit.
Edi Rama: “Dhe ne në ora 12 e 20, në orën e shpërthimit do bëjmë një ceremoni përkujtimore tek fusha e tragjedisë, kështu që të mblidhemi të gjithë, të kujtojmë ata që ikën, por mos të harrojmë edhe këto plagë që janë hapur, janë plagë në trup, janë plagë në shpirt, janë plagë në familje të cilat do t’i shërojmë bashkërisht.”
Duke e konsideruar ngjarjen e Gërdecit si krim shtetëror, Rama premtoi se plagët e 15 marsit të vitit të shkuar do të shërohen me lëvizjen socialiste të dalë nga vota e 28 qershorit./tvklan.al
Gazetare: Brunilda Cami