Kreu i selisë rozë Edi Rama në një takim me ish punonjës të policisë ka prezantuar programin e ri të Partisë Socialiste mbi sigurinë dhe rendin në vend. Gjatë fjalës së tij kryetari i Partisë Socialiste Rama tha, se pas zgjedhjeve të 28 qershorit qeveria e majtë do të krijojë një strukturë të re mbi rendin.

Edi Rama: “Ne duam dhe do të ndërtojmë një strukturë të integruar të sigurisë kombëtare, e cila do të jetë përgjegjëse për vlerësimin e faktorëve të rrezikut që i kanosen sigurisë dhe do të planifikojë politikat e integruara të ndërhyrjeve sipas rasteve, duke e kthyer policin, më të thjeshtin në simbol të shtetit dhe duke mos toleruar më që të jetë karikatura e pushtetit.”

Kryesocialisti Rama i premtoi të pranishmëve se me programin e qeverisjes së majtë do të ekzistojë një polici, ajo e Shtetit Shqiptar./tvklan.al