Xhoana dhe Arlind nuk e kanë mbyllur aq mirë mbrëmjen e sotme. Ata shihen duke debatuar ashpër në një nga ambiente e vilës luksoze.

Në episodin e sotëm të Love Island Albania, ata zhvilluan një takim të dyfishtë me Ildën dhe Stivin, por menjëherë pas takimit çifti ka filluar debatin me tone të ashpra.

Pjesë nga biseda:

Arlindi: Ik se dua të ndërrohem.

Xhoana: Kujdes se nuk je duke folur me Sofielën këtu.

Arlindi: Nuk ka diferenca për mua, të gjithë jemi njësoj.

Xhoana:Kujdes pra, diferencën këtu e zgjedh unë nuk e zgjedh ti. Po të shpjegoj diçka po je shumë i dobët./Love Island Albania