“Kemi qenë gjithë jetën si shokë”, u shpreh Albani, vëllai i  Klodiana Shalës në programin “Rudina” në Tv Klan për të përshkruar marrëdhënien e tyre. Kjo është hera e tyre e parë së bashku në ekran për të rrëfyer marrëdhënien e ngushtë.

Albani dhe Klodiana kanë 3 vite diferencë dhe ai jeton prej 22 vitesh në SHBA, por largësia fizike s’ka ndikuar asnjëherë. Si vëllai i madh, Albani e ka mbështetur shumë Klodianën në karrierën e saj, një episod që ata e ndajnë në program.

Klodiana Shala: Më ka ardhur në olimpiada, ka marrë komplet fisin me vete.

Rudina Magjistari: Në cilën olimpiadë?

Klodiana Shala: Në Londër.

Alban Shala: Erdhi gjithë familja e ish-gruas sime se na premtoi Klodi që do të na jepte ekskluzivitet në Fshatin Olimpik.

Klodiana Shala: Edhe familja jonë dhe ajo është shumë e bukur sepse ne kemi mundësinë për të marrë në ditë vizitorë që duhet të bënim prenotimin më përpara dhe ato shikonin ku ne flinim, ku hanim, restorantet, lokalet, komplet qendrat aty që është vërtet emocion shumë i madh që ne nuk e kuptojmë si shqiptarë, por këta që jetojnë jashtë i shikoja që kishin një emocion jashtëzakonisht shumë të madh dhe mua më shikonin si një mbretëreshë aty.

Rudina Magjistari:Sa krenar je ndier ti për motrën tënde në vite?

Alban Shala: Shumë. Unë në momentin që i thashë gjithë familjes së ish-gruas që do të ikim në Londër, po të doni kemi akses në Fshat, të gjithë u gëzuan, nuk e besonin.

Rudina Magjistari:Dhe si ishte Klodiana në atë olimpiadë, në atë garë, e kujton?

Klodiana Shala: Jo, nuk kaluam mirë sepse unë aty pata operimin, pata dëmtime, isha nëpër spitale dhe  këta u mërzitën sepse kujtuan që ishin fati i keq që erdhën tek unë, olimpiada e fundit dhe unë përfundova në spital atë ditë./tvklan.al