Kreut i delegacionit të Parlamentit Europian që vëzhgoi e zgjedhjet në Shqipëri, Eduard Kukan pajtohet me konkulzionet paraprake të OSBE-së se zgjedhjet ne Shqipëri ishin të rregullta dhe paqësore. Ai bën thirrje për njohjen e rezultateve nga të gjitha palët dhe formimin e shpejtë të qeverisë
“Ne shprehim kënaqësi që dita e zgjedhjeve u zhvillua në një mënyrë të rregullt dhe përgjithësisht paqësore, pavarësisht raportimeve për disa parregullsi. Ne jemi gjithashtu shumë të inkurajuar nga rezultatet pozitive të marrëveshjes politike të ndërmjetësuar nga ndërkombëtarët, që çuan në pjesëmarrjen e partisë kryesore opozitare në zgjedhje. Është thelbësore që qeveria e re sapo të krijohet të ecë përpara me zbatimin e plotë të të gjitha reformave të lidhura me procesin e integrimit në BE, në veçanti reformën e drejtësisë dhe procesin e Vettingut”
Në deklaratë u kërkohet partive politike zbatimi i plotë të gjitha rekomandimeve të OSBE / ODIHR në kohën e duhur para zgjedhjeve të ardhshme.
Tv Klan