Synimi i Shqipërisë mbetet vendi i parë në grup
Barazimi pa gola me Kazakistanin nuk ka zbehur atmosferën te Kombëtarja. Futbollistët janë gati të ndryshojnë situatën me Lituaninë, ku kërkojnë fitore në javën e katërt të Ligës së Kombeve.
“Shpresojmë për një fitore me Lituaninë. Duhet të jemi të përqendruar që të marrim maksimumin e pikëve në ndeshjet e tjera”, u shpreh Lorenc Trashi.
“Do të japim maksimumin për të dalë të parët në grup”, tha Taulant Seferi.
Ndeshja me Lituaninë do të jetë në transfertë të mërkurën. Synimi mbetet vendi i parë në grup, ndërsa pas 3 sfidave të para ekipet janë në të njëjtën kuotë pikësh, nga 4 secili, duke lënë gjithçka të hapur.
Tv Klan