Blendi Fevziu, drejtuesi i emisionit “Opinion” në Tv Klan ka shkuar në Nivicë, një nga zonat më piktoreske të vendit. Atje takoi dhe Petrit Merjon, një pronar bujtine i cili i foli për punën e tij dhe i prezantoi gjithë ambientin.

Një qershi në oborrin e bujtinës, ishte e parezistueshme për Fevziun. Me lejen e Petritit, ai u ngjit në pemë dhe nisi të hante. Ky moment nuk kaloi pa batuta nga ana e tij.

Blendi Fevziu: Këto quhen të vjedhura apo me leje? Meto po bëj gati edhe për ty…Unë s’kam pas vjedh qershi të them të drejtën se s’kisha…s’ma mbante në raport me fëmijët e tjerë. Po sot Petriti ma ka dhënë shkallën, më ka dhënë leje. Petrit me leje?

Petrit Merjo: Me leje!

Blendi Fevziu: Me leje të plotë, njësh je, fantastik je!/tvklan.al