Sipas gazetarit Artan Hoxha, “gangsteri” i parë shqiptar është Esat Valbona nga Tropoja. Në “Opinion”, Hoxha deklaroi se ai ishte një personazh tejet i fuqishëm dhe u desh një kohë e gjatë për ta prangosur.


Artan Hoxha: Nuk është sqaruar ajo vrasje, por besoj se është vrarë me një snajper sportiv në Shkodër.

-Shumë vite më parë?

Artan Hoxha: Është vrarë pas Shkëlqim Cafit. Esat Valbona është ai njeriu që ka qenë në target kur është qëlluar një person që kishte veshur pallton e Azem Hajdarit. Është arrestuar para viteve ’90, njeri me shumë lidhje, shumë i fuqishëm. Arrestimi i tij pas viteve ’90, e di si është bërë Fevzi? Ka shkuar një skuadër e forcave speciale si alpinistë, kanë ngritur çadrat, me javë. Kanë qëndruar derisa ai ka krijuar besim. Ka zbritur dhe është ulur me ta, kështu është kapur. Ishte jashtëzakonisht e vështirë për ta kapur./tvklan.al