Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 1 Nëntor 2024 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Drini Zeqo
Headlines 1 Nëntor 2024

Rama: Bonusi i pensioneve do të ndryshojë brenda pak ditësh. Mos dëgjoni Suden e Haxhiqamilin

Të dielen takimi i Ramës me diasporen në Selanik. Ultranacionalistet greke paralajmërojnë protesta

Te dielën ne Selanik kryeministri Rama zhvillon takimin e radhes me Diasporën. Televizioni Klan meson se ultranacionalistët greke kane paralajmëruar protesta dhe hedhje te fletushkave me shkrimet “Liri për “Vorio Epirin”.

EU Reporter: Dyshime për arbitrazhin mes Shqipërisë e Becchetti-t. Drejtësia Belge shkeli parimet e procedurat

Policia, në kërkim të përsonit që shfaqet në videon e atentatit. Dyshime për Ibrahim Licin

Policia e Shkodres eshte ne kerkim te nje personi qe shfaqet prane trupave te viktimave ne atentatin e dy ditëve me pare. Dyshohet se ai eshte i shumëkërkuari Ibrahim Lici, i cili mund te ketë qene ne makine me viktimat.

Autoriteti i konkurrencës: Po monitorojmë çmimin e bukës. Furrat: Nuk e kemi rritur, por mund të ndryshojë

Autoriteti i Konkurrencës paralajmëron prodhuesit dhe shitësit e bukës qe te mos rrisin çmimin me hyrjen ne fuqi te çmimeve te reja te energjisë elektrike. Ne Tirane, çmimi është i njëjtë, por prodhuesit thonë se mund te ndryshoje.

Censusi: Një e katërta e popullsisë jeton në Tiranë. Rënia më e madhe e banorëve, në Shkodër dhe Vlore

Të dhënat e reja te Censin zbulojnë se në Tiranë jeton një e katërta e popullsisë së vendi. Renien me te madhe te popullsisë e kane Shkodra dhe Vlora, ndërsa disa bashki te vogla ne jug te vendit kane pësuar rritje.

4 ditë nga zgjedhjet në SHBA, rivalët intesifikojnë fushatën. Trump: Demokratët po manipulojnë rezultatin

Katër dite nga zgjedhjet presidenciale te 5 nëntorit ne Shtetet e Bashkuara, rivalët intensifikojnë fushatën. Sondazhet flasin për një diferencë të ngushtë, por ish -presidenti Trump thote se demokratet po përpiqen t’i manipulojnë zgjedhjet.