Turqia është në krizë sepse Partia e Konservatorëve ndodhet sot përballë mocionit të mosbesimit në Parlament. Ndërkohë socialdemokratët që mbanin gjallë koalicionin qeveritar, do t’ia heqin mbështetjen e tyre kryeministrit. Për ish kryeministren turke, duket se rruga drejt pushtetit është e hapur.
Njetanjahu e ka anuluar vizitën e parashikuar për në Zvicër. Shkak për këtë janë dhe disa shtesa bisedimesh të cilat i duhen atij për të zgjeruar koalicionin qeverisës. Kabineti i Njetanjahut i cili vitin e kaluar u përball me një ndarje të madhe për shkak të ratifikimit të marrëveshjes me palestinezët.
Për herë të parë një kryeministër kinez shkel tokën japoneze. Vizita e sotme e Jong Zemirit në Tokio, është orientuar nga problemet e krizës aziatike dhe çeshtja e Taivanit. Ndërkohë arguementi më pikant që pritet të zhvillohet mes kryeministrit kinez dhe perandorit japonez është ai i Luftës së Dytë Botërore ku Kina u sulmua nga trupat perandorake japoneze./tvklan.al