Lajme nga bota: Vazhdon vala e të ftohtit në Evropë. Bilanci i të vdekurve në Poloni ku temperaturat në darkë janë -20 grade arriti 196.

Në Francë vazhdojnë kërkimet për katastrofën e ortekut i cili shkaktoi 12 të vdekur dhe mëse 20 të plagosur rëndë.

Më shumë se 20 të vdekur është bilanci i djegies së Komisariatit të Policisë në qendrën Samara të Rusisë.

Filip Morris gjigandi i cigareve amerikane është detyruar të ulet në bankën e të akuzuarve në një gjyq të Kalifornisë i akuzuar nga një konsumatore e cigareve e cila e akuzon për vdekjen e një njeriu nga kanceri.

Është hapur edicioni i 49-të i Festivalit të Berlinit. Në ceremoninë e hapjes ishte dhe kancelari gjerman Shreder./tvklan.al

Gazetare : Mirela Milori