#Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 1 Mars 2023 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 1 Mars 2023

Masakër në Tiranë,3 gra të vrara dhe 2 të plagosura. Autori kapet pas 5 orësh.
Masaker ne Tirane. Tre gra u vrane me arme zjarri dhe tre te tjera u plagosen ne Koder-Kamze, Kamze dhe Arstir, ne tre ngjarje te ndryshme, qe kane per autor nje 40 -vjecar te denuar me pare per vrasje. Ai u arrestua 5 ore pas krimit.

Tragjedi në Greqi, 40 viktima nga përplasja e 2 trenave. 9 shqiptarë mes të plagosurve
Tragjedi ne Larisa te Greqise. Te pakten 40 persona kane humbur jeten dhe 85 te tjere rezultojne te plagosur nga perplasja e dy trenave. 9 nga te plagosurit jane shqiptare,
2 prej te cileve mesohet se jane ne gjendje te rende.

Rama nderohet me “Urdhrin e Minerves”. Vlerësim për ndihmën që Shqipëria dha në pandemi.
Kryeministri Rama nderohet me“Urdhrin e Minervës” nga Universiteti Gabriele d’Anuncio, në Peskara të Italise. Nderimi vjen si vleresim per ndihmen qe Shqiperia i dha Italise me mjeke e infermiere gjate pandemise se covid-19.

Paga minimale rritet në 40 mijë lekë, në fuqi me 1 Prill. Ushtarakët, 7 % më shumë nga 1 Marsi
Paga minimale ne Shqiperi rritet ne 40 mije leke. Qeveria vendos hyrjen ne fuqi prej 1 prillit, per ta perafruar ate me pagat e vendeve te rajonit. Nga sot rritet me 7 perqind edhe paga e ushtarakeve.

Berisha: Prishja e ndërtimeve e para 50 viteve, për interesa mafioze. Instituti i ndërtimit: Nuk shëmbet asnjë objekt.
Kryetari i Partise Demokratike, Sali Berisha akuzon qeverine se kerkon te shembe per interesa mafioze objektet e ndertuara para 50 vjetësh. Por Instituti i Ndertimit reagon duke sqaruar se nuk do te shembet asnje ndërtesë.

Autoriteti i konkurrencës pezullon marrëveshjen që çonte në rritjen e çmimit të patentave.
Autoriteti i Konkurrencës vendos te pezulloje përkohësisht marrëveshjen mes Drejtorisë se Përgjithshme te Transportit Rrugor dhe disa shoqatave te autoshkollave dhe sigurisë rrugore, e cila çonte ne rritjen e çmimit te patentës.