#Lajme, #edicioniinformativ ora 23:30 data 1 Mars 2023 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Redi Prifti

Headlines 1 Mars 2023

Masakër në Tiranë, 3 gra të vrara e 3 të plagosura. Autori kapet pas 5 orësh.

Masakër ne Tirane. Tre gra u vranë me arme zjarri dhe tre te tjera u plagosen ne Koder-Kamze, Kamze dhe Arstir, ne tre  ngjarje te ndryshme, qe kane per autor nje 40 -vjecar te denuar me pare per vrasje. Ai u arrestua 5 ore pas krimit.  

Tragjedi në Greqi, 40 viktima nga përplasja e 2 trenave. 9 shqiptarë mes të plagosurve.

Tragjedi ne Larisa te Greqise. Te pakten 40 persona kane humbur jeten dhe 85 te tjere rezultojne te plagosur nga perplasja e dy trenave. 9 nga te plagosurit jane shqiptare,

2 prej te cileve mesohet se jane ne gjendje te rende.

Rama nderohet në Itali me ‘’Urdhrin e Minerves’’. Vlerësim për ndihmëm që Shqipëria dha në pandemi.

Kryeministri Rama nderohet me“Urdhrin e Minervës” nga Universiteti Gabriele d’Anuncio, në Peskara të Italise. Nderimi vjen si vleresim per ndihmen qe Shqiperia i dha Italise me mjeke e infermiere gjate pandemise se covid-19.

Berisha: Prishja e ndërtimeve e para 50 viteve, për interesa mafioze. Instituti i Ndërtimit: Nuk shëmbet  asnjë objekt.

Kryetari i Partise Demokratike, Sali Berisha akuzon qeverine se kerkon te shembe per interesa mafioze objektet e ndertuara para 50 vjetësh. Por Instituti i Ndertimit reagon duke sqaruar se nuk do te shembet asnje ndërtesë.

Autoriteti i Konkurrencës pezullon marrëveshjen që çonte në rritjen e çmimit të patentave.

Autoriteti i Konkurrencës vendos te pezulloje përkohësisht marrëveshjen mes Drejtorisë se Përgjithshme te Transportit Rrugor dhe disa shoqatave te autoshkollave dhe sigurisë rrugore, e cila çonte ne rritjen e çmimit te patentës.

/tvklan.al