#lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 10 Janar 2024 #TvKlan #KlanLajme
Spiker: Reis Çiço
Headlines 10 Janar 2024
Rama: S’mbetemi peng të opozitës për ligjet me 84 vota. Infrastruktura, prioritet i këtij viti.
Kryeministri Rama thotë se mazhoranca është e gatshme të bashkëpunojë me opozitën për reformat me 84 vota, por nuk do të mbetet peng e saj. Pas mbledhjes dy ditore të qeverisë në Lezhë, ai zbuloi se infrastruktura do të jetë prioritet i këtij viti
Demokratët i përgjigjen Ramës: Votat për ligjet me shumicë të cilësuar, vetëm nëse ka transparence.
Demokratët akuzojnë kryeministrin Edi Rama se nuk e do reformën zgjedhore dhe se po kërkon të bëjë gjueti shtrigash. Gazmend Bardhi thote se votat për ligjet me shumicë të cilësuar mund te bashkohen vetëm nese ka transparence.
Tjetër krim mes shqiptarëve në Greqi. 50 -vjeçari vret kunatin që i përdhunoi të bijën.
Tjeter krim mes shqiptareve ne Greqi. Nje 50 -vjeçar ekzekutoi me arme kunatin e tij 33 vjeç, pasi mesoi se i kishte perdhunuar te bijen per 9 vjet me radhe dhe e shantazhonte per t’i marre shuma te medha parash.
Shqipëria, rritjen më të madhe turistike në Europë. Vlora, ndër 10 zonat më të kërkuara.
Institucionet nderkombetare rendisin Shqipërinë të parën në Europë për rritjen e turizmit gjatë 2023 me 54 % më shumë qëndrime krahasuar me 2022. Rritje parashikohet edhe për 2024, ndërsa Vlora eshte ne 10 zonat me te kërkuara në buking.
Grip dhe covid, rastet në rritje në Shqipëri. Apeli i mjekëve: Mos neglizhoni asnjë simptomë.
Asnje alarm per shtimin e rasteve me Covid dhe me viroza. Mjeket thone se situata eshte e pritshme, per shkak te uljes se temperaturave, por apelojne qe te mos neglizhohet asnje simptome, pasi virozat mund te behen agresive.
CNN: Trump në rrugën e fitores në presidenciale. Merr më shumë se 270 vota të delegatëve në kolegj.
CNN parashikon se Donald Tramp do te jete fitues i gares presidenciale te nentorit. Sondazhet e fundit tregojne ish -presidenti mund të sigurojë më shumë se 270 delegatët e nevojshëm për t’u kthyer në Shtëpinë e Bardhë.
/tvklan.al