#Lajme, #edicioniinformativ ora 23:10 data 10 Mars 2023 #TvKlan #KlanLajme
Spiker: Redi Prifti
Headlines 10 Mars 2023
Dalin pamjet e momentit të aksidentit e 3 viktima e 3 të plagosur. Audi A8 ishte me shpejtësi të lartë.
Kamerat e sigurise filmuan momentin e aksidentit me 3 viktima e 3 te plagosur ne rrethrrotullimin e TEG dhe tregojne se Audi A8 ku udhetonin viktimat ishte me shpejtesi. Sot aksidentet moren 3 jete te tjera ne Durres e Kavaje.
Shkrihet sektori i krimit ekonomik në polici. Çuçi: Strukturë jo efikase.
Shkrihet sektori i Krimit Ekonomik ne Drejtorite e Policise. Ministri i Brendshem, Bledi Cuci thote se kjo strukture nuk pati efikasitet dhe nuk permbushi pritshmerite ne luften kunder evazionit fiskal apo ne goditjen e korrupsionit.
Berisha: PD do të garojë në koalicion. Me shumë përparësi pas vendimit të KQZ.
Vendimi i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve nuk ndryshon planet e Partise Demokratike per te dale me koalicion ne zgjedhje. Kryetari Berisha thote se opozita do te kete me shume perparesi, pasi do te dale e bashkuar.
Balluku: Bursa e energjisë në Shqipëri do të aktivizohet në fund të Marsit.
Bursa e Energjise ne Shqiperi do te hapet brenda ketij muaji. Ministrja Balluku premton se ajo do te garantoje transpraence, konkurrence dhe perdorim efikas te kapaciteteve energjitike te vendit.
Arrihet marrëveshja. Britania, 480 mln Paund Francës për dalimin e emigrantëve të paligjshëm.
Pranverë e vonë në Shqipëri. Reshje në fundjavë, me pas ditë me diell.
Pranvera po vonon dhe sinoptikanet parashikojne reshje shiu dhe temperatura me te ulta se mesatarja gjate kesaj fundjave. Ne jug te vendit parashikohen rrebeshe, ndersa dielli rikthehet javen e ardhshme.
/tvklan.al