#lajme, #edicioniinformativ ora 23:05 data 11 Janar 2024 #TvKlan #KlanLajme
Spiker: Redi Prifti
Headlines 11 Janar 2024
Rama ndërhyn sërish në qeveri. Adea Pirdeni, Ministre për Administratëm dhe Antikorrupsionin.
Kryeministri Edi Rama ka ndërhyrë për herë të dytë brenda 3 ditësh në strukturën e qeverisë. Ai i ka propozuar Presidentit të dekretimin e zëvendësministres së Drejtësisë, Adea Pirdeni si ministre Shteti për Administratën dhe Antikorrupsionin.
“14 vjeçe nuse”, drama e Çajupit përseritet në Divjakë. pranga 34 -vjeçarit të martuar me të mituren 20 vjet më të vogël.
Shqiperia nuk po arrin te shkeputet nga fenomeni i martesave ne moshe te mitur. Nje 34 -vjecar u arrestua sot ne Divjake, pasi ishte martuar 1 vit me pare me nje vajze 14 -vjecare dhe akuzohet se ka kryer marredhenie seksuale me te.
Zbulohen të tjera detaje mbi abuzimin e 33 -vjeçarit të vrarë në Greqi me vajzën e mitur të vrasësit.
Dalin të tjera detaje tronditëse nga ngjarja në Volos ku një 50-vjeçar shqiptar vrau kunatin e tij pasi i kishte përdhuar vajzën. Avokati i autorit thotë se ngacmimet seksuale kishin nisur në moshën 9-vjeccare, ndërsa përdhunimet kur ishte 12-vjecce.
Miratohen ndryshimet në ligjin për turizimin. formulë e re taksimi për strukturat akomoduese.
Qeveria miraton ndryshimet në ligjin për turizmit duke thjeshtuar procedurat për bizneset dhe formalizuar tregun. ministria thotë se përmes tyre garantohet konkurenca duke caktuar nje formule të re taksimi per strukturat akomoduese.
Shqipëria nuk u trembet krizave. Tregu imobiliar zgjerohet me 20 përqind, kërkesë e lartë për prona.
Tregu i shit-blerjes se banesave në Shqipëri u zgjerua me 20% përgjatë vitit që lamë pas, çka tregon një kërkesë të shtuar për prona. Operatorët thonë se modeli i ekonomisë tonë do të vijojë të mbaj çmimet ende në nivele të larta.
Klubet shqiptare të futbollit, me probleme financiare. FSHF u kërkon kritere për licensimet.
Thuajse te gjithe klubet shqiptare te futbollit kane probleme financiare, cka ve ne pikepyetje pjesemarrjen e tyre ne kampionatin shqiptare dhe ne garat europiane. Federata Shqiptare e Futbollit u kerkon te permbushin kriteret.
/tvklan.al