Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 13 Dhjetor 2024 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Drini Zeqo

Headlines 13 Dhjetor 2024

Shqipëria njeh rivalet për “Botërorin 2026”. Grup me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën
Shqiperia njohu sot kundeshtaret per eliminatoret e boterorit te vitit 2026 qe do te luhet ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, Meksike dhe Kanada. Ne “Grupin K” ajo do te perballet me Angline, Serbine, Letonine dhe Andorren.

Sylvinho: Të gjitha ndeshjet, të vështira. Duka: Ishte grupi i vetëm që nuk doja
Trajneri Sylvinho thote se te gjitha ndeshjet per eliminatoret e boterorit do te jene te veshtira. Ndersa presidenti i Federates, Armando Duka shprehet se ky ishte grupi i vetem ne te cilin nuk do te deshironte te ishte Shqiperia.

Prezantohet platforma “Transparent Albania”. Informacione në kohë reale për çdo institucion
Kryeministri Edi Rama prezanton platformën “Transparent Albania”. Permes saj çdo qytetar mund te marre informacion ne kohe reale per nga çdo institucion, përfshirë shpenzimet qe do te beje per buxhetin çdo dikaster.

Inceneratori i Tiranës, në gjyq 12 ish-zyrtarë për “shpërdorim detyre”, Bllako do gjykohet veçmas
Dosja për inceneratorin e Tiranës do të nisë shqyrtimin në gjykatë. 12 ish-zyrtarë përballen me akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, 9 prej te cileve kërkuan gjykim të shkurtuar. Për ish-deputetin Alqi Bllako do të ketë një gjykim të veçuar.

Tjetër plagosje me thikë në shkolla. Një 17-vjeçar qëllon shokun e tij pas një konflikti në Snapchat

Tjeter plagosje me thike ne shkolle si pasoje e sherreve ne rrjetet sociale. Nje 17-vjeçar qelloi nje bashkemoshatarin e tij ne Cakran te Fierit, pas nje konflikti te nisur ne platformen Snapchat. I dëmtuari thotë se kishin konflikt prej kohesh dhe se ate e shpetoi mësuesja.

Alarmi i shefit të “Nato” Europa duhet të bëhet gati për luftë. Të rrisë shpenzimet për mbrojtjen
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute, u kërkon vendeve te Europes te pergatiten per lufte. Ai thote se vendet anetare duhet te rrisin shpenzimet per mbrojtjen, pasi Rusia e ka orientuar me kohë ekonominë drejt luftes.