#lajme, #edicioniinformativ ora 00:20 data 13 Janar 2024 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Redi Prifti

Headlines 12 Dhjetor 2024

Plagoset me automatik Zamir Kalemi në Tiranë. Autorët djegin makinën në Bërzhitë.

Një 35-vjeccar i identifikuar si Zamir Kalemi është plagosur me kallashnikov mbrëmjen e sotme në Tiranë. Pak minuta pas ngjarje policia gjeti një makinë duke u djegur në zonën e Bërzhitës, e cila dyshohet se është përdorur nga autorët

SPAK kërkon 4 vjet e 6 muaj burg për Safet Gjicin dhe 1 vit e 6 muaj për Alma Kaçin.

Prokuroria e Posacme Kunder Krimit te Organizuar dhe Korrupsionit kerkon denimin me 4 vjet e 6 muaj burg per ish -kryetarin e bashkise se Kukesit, Safet Gjicin dhe 1 vit e 6 muaj per Alma Kaçin, nen akuzen per korrupsion.

Ish-ministri Beqaj pyetët për herë të katërt nga SPAK për sterilizimin.

Ish -ministri i Shendetesise, Ilir Beqja, merret ne pyetje per here te katert nga hetuesit e BKH. Ai u pyet serish per koncesionin e “Sterilizimit” ndersa per mediat dha shpjegime perse perdor makinen e nje tjeter personi te hetuar nga SPAK.

Vrasja e Sinomatajt u organizua në Tetor? Makina e vrasësve u vodh 3 muaj më parë në Shkodër.

Vrasja me snajper i Gezim Sinomatajt dyshohet te jete planifikuar tre muaj me pare. Hetimet e prokurorise se Vlores zbulojne se makina e perdorur nga atentatoret ishte vjedhur qe ne muajin tetor ne qytetin e Shkodres.

FMN: Ekonomia shqiptare performon më mirë në rajon. Turizmi ka shtuar besimin në perspektivën e vendit.

Fondi Monetar Nderkombetar vlereson se ekonomia shqiptare pati performancën më të fortë në gjithë rajonin. Në raportin për vitin 2023 Fondi thekson se turizmi ka shtuar besimin në perspektivën ekonomike dhe se rritja për 2024 do jetë 3.3 %.

Themelohet ‘’Shtëpia e Biznesit’’. Rama: Më shumë komunikim mes qeverisë e sipërmarrjes.

Qeveria themelon “Shtepine e Biznesit” nje strukture e posacme qe do te synoje rritjen e bashkepunimit me biznesin. Kryeministri Rama kerkon me shume komunikim mes institucioneve dhe sipermarrjes./tvklan.al