#Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 13 Shtator 2023 #TvKlan #KlanLajme
Spiker: Reis Çiço
Headlines 13 Shtator 2023
Censi i ri me 18 Shtator. 6 javë për regjistrimin e popullsisë. Rama: Është detyrë patriotike.
Nis me 18 shtator censi për regjistrimin e popullsisë dhe banesave, proces që do të zgjasë 6 javë. Kryeministri Rama thotë se gjithçka do të jetë sipas standardeve europiane ndërsa e cilësoi regjistrimin, një mision patriotik për të gjithë.
Debatet për kreun e grupit të PD, Bardhi: S’e vendos Rama. Çuçi: Nuk jemi të përfshirë.
Vijojne debatet per kreun e grupit parlamentar te partise demokratike. Opozita paralajmeron mazhorancen se s’mund ta caktoje ajo kryetarin, por kreu i grupit te socialist, Blendi Cuci thote se mazhoranca s’eshte e perfshire ne kete ceshtje.
Media polake: Shqipëria, përfekte për pushime të lira. Për 1 javë qëndrim për vetëm 320 Euro.
Mediat polake i kushtojnë vëmendje të veçantë Shqipërisë turistike duke e konsideruar si vendin perfekt për të kaluar pushimet me ofertat shumë të tërheqëse dhe të lira. Sipas tyre një javë qëndrim kushton vetëm 320 euro.
Sekuestrohen 4 mina me telekomandë, gati për t’u përdorur në atentate. Arrestohet një 51-vjeçar.
Një 51-vjeçar nga Lezha është arrestuar në Vlorë duke tentuar të shesë, 4 mina me telekomandë tek grupet kriminale. Tv Klan ka siguruar edhe një foto kur Petrit Ndoji bën marrëveshjen në një lokal për marrjen e 10 mijë eurove.
Republikanët nisin shkarkimin e Biden: Është i përfshirë në aferat e të birit.
Republikanët e dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin amerikan njoftuan nisjen e hetimeve për shkarkimin e Presidentit Xho Bajden duke e akuzuar për lidhjet e biznesit të djalit të tij. Reagon Shtëpia e Bardhë që hedh poshtë akuzat.
Polonia shkarkon trajnerin Santos pas humbjes 2-0 me Shqipërinë.
Humbja me Shqipërinë i ka kushtuar postin teknikut të Polonisë. Federa polake e futbollit njoftoi se Fernando Santos nuk do të jetë më trajner i kombëtares dhe se shume shpejt do te zgjedh nje teknik te ri
/tvklan.al