#Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 13 Tetor 2023 #TvKlan #KlanLajme
Spiker: Reis Çiço
Headlines 13 tetor 2023
SPAK bllokon 38 pasuri të emrave të njohur të botës së krimit në Tiranë dhe Fier.
SPAK bllokon me vendim të Gjykatës së Posaçme 38 pasuri të emrave të njohur të botës së krimit dhe familjarëve të tyre në Tiranë, Fier dhe Sarande. Ato dyshohet se janë krijuar nga veprimtari kriminale, siç është trafiku i drogës.
Kërcënimet në drejtësi, kryeprokurori Çela: Drejtësia po kalon periudhëtë vështirë.
Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela e konsideron të vështirë periudhën që po kalon sistemi i drejtësisë për shkak të kërcënimeve nga elementët kriminalë. Mbledhja e Prokurorëve zgjodhi sot 3 anëtarët e rinj të KLP-së.
Berisha, i prerë: Nuk do të krijojmë parti të re. Rama ka përballë opozitën.
Sali Berisha përjashton mundësinë e krijimit të një force të re politike për t’i dhënë fund ngërçit për vulën e PD-së. Gjatë komunikimit me gazetarët ai theksoi vendosmërinë e opozitës për tu përballur deri në fund me Edi Ramën.
Izraeli, gati për të hyrë në Gaza, thirrje 1.11 milionë banorëve të largohen nga veriu.
400 mijë palestinezë janë larguar nga shtëpitë e tyre pasi Izraeli u bëri thirrje 1.1 milionë banorëve të ikin nga veriu i Rripit të Gazës. Tel Avivi tha se kjo bëhet për të shmangur viktimat civile pasi ushtria është gati për nisjen e sulmit tokësor ndaj Hamasit.
Shqipëria në Europian, Sylvinho: Nuk ka mbaruar ende asgjë. Llogaritë do të bëhen në Nëntor.
Shqipëria arriti një fitore shumë të rëndësishme ndaj Çekisë duke mbajtur vendin e parë në grup dhe duke bërë thuajse të sigurt kualifikimin në Europian. Megjithatë trajneri Silvinjo ul euforinë duke u shprehur se llogaritë do të bëhen në nëntor.
Goli i Asanit, kandidat për më të bukurin e raundit. UEFS, e impresionuar nga rezultati i Shqipërisë.
UEFA përzgjedh sërish golin e Jasir Asanit si kandidat për më të bukurin e raundit të ndeshjeve që u luajtën mbrëmjen e së enjtes. Edhe rezultati 3-0 i fitores së Shqipërisë ka impresionuar organizmin europian të futbollit.
/tvklan.al