#lajme , #edicioniinformativ ora 19:30 data 14 Tetor 2023 #TvKlan #KlanLajme
Spiker: Redi Prifti
Headlines 14 Tetor 2023
Samiti i Berlinit, liderët e BE dhe rajonit mblidhen të hënën në Tiranë. 2 mijë forca policie për sigurinë
31 delegacione të liderëve të Bashkimit Europian dhe krerët e Ballkanit Perëndimor mblidhen të hënën në Tiranë në Samitin e Procesit të Berlinit. 2 mijë forca të policisë dhe Gardës së Republikës angazhohen për sigurinë e samitit.
Ushtria izraelite sulmon kufirin në Gaza. 3500 të vrarë nga bombardimet mes të dyja palëve
Ushtria izraelite sulmoi gjatë natës zonat kufitare në Rripin e Gazës përpara nisjes së operacionit në shkallë të gjerë kundër Hamasit. Në 8 ditë numërohen mbi 3500 të vrarë nga të dyja palët. Mijëra palestinezë lënë shtëpitë për shkak të bombardimeve.
Evakuohen të tjerë shqiptarë nga Izraeli. MEPJ: Vijojnë kontaktet për kthimin e qytetarëve
7 shqiptarë të tjerë, mes të cilëve një i mitur u evakuuan nga Izraeli mbrëmjen e së premtes përmes një fluturimi nga Tel Avivi drejt Shkupit. Ministria e Jashtme thotë se vijon për pjekjet për të nxjerrë shqiptarët nga zona e konfliktit.
Plazhi i Kunës, destinacioni i preferuar për turistët. Kryesojnë gjermanët. Elle: Shqipëria në vend të Balit
Plazhi i Kunes në Lezhë vijon të mbetet mjaft i frekuentuar nga turistët e huaj edhe në këto ditë tetori ku më të shumtë janë gjermanët. Revista e njohur “Ell” në gjuhën gjermane u rekomandon lexuesve të zgjedhin Shqipërinë në vend të Balit.
Miqësorja me Bullgarinë, largohen Daku dhe Bare. Trajneri Syvinho thërret sulmuesin Marvin Çun
Ndryshime në kombëtaren shqiptare të futbollit për miqësoren e së martës me Bullgarinë. Për shkak të shqetësimeve muskulore të Mirlind Dakut dhe largimit të Keidi Bares, trajneri Silvinjo ka thirrur sulmuesin Marvin Çuni të Frozinones.
/tvklan.al