#Lajme, #edicioniinformativ ora 23:35 data 18 Tetor 2023 #TvKlan #KlanLajme
Spiker: Redi Prifti
Headlines 18 Tetor 2023
Rreth 500 viktima nga sulmi me raketa mbi spitalin në Gaza, Izraeli fajëson xhihadin islamik
Izraeli fajëson Xhihadin Islamik për sulmin me raketa mbi një spital në Gaza që shkaktoi rreth 500 viktima, por Hamasi akuzon Tel Avivin. Xho Bajden mbërrin në Izrael dhe rikonfirmon mbështetjen për Netanjahun. Bota arabe reagon kundër Izraelit.
Lufta në gaza rrit çmimin e naftës. Ekspertët: Do arrijë 100 Dollarë për fuçi
Lufta ne Gaza rrit menjëherë çmimin e naftës. Në tregjet ndërkombëtare një fuçi u shit mes 89 dhe 92 dollarëve. Ekspertet parashikojnë se çmimi mund te shkoje deri ne 100 dollarë pasi kriza po përshkallëzohet.
Presidenti kroat në Tiranë, kritikon BE për integrimin dhe sulmin në Banjskë
Presidenti kroat Zoran Milanoviç vlerëson reformat integruese te Shqipërisë, por kritikon Bashkimin Europian për procesin e integrimit dhe për qëndrimin qe po mban ndaj Serbisë për ngjarjet në veri të Kosovës.
Kreu i SPAK: Dosjet për korrupsion me 50 mijë lekë po na bllokojnë punën
Kreu i SPAK thotë gama e gjerë e veprave penale që i janë ngarkuar kësaj prokurorie ka ngadalësuar punën e saj. Altin Dumani thotë se hetimi edhe i korrupsionit që kalon shifrën 50 mijë lekë ka krijuar një volum shumë të madh pune.
Putin: Ukraina zbuti qendrimin për bisedimet e paqes. Ende asnjë koment nga Kievi
Presidenti rus Vladimir Putin deklaron se Ukraina po zbut qëndrimin për bisedimet e paqes. Putin tha ne Pekin se Kievi është gati te ulet ne bisedime edhe pa u larguar ushtria ruse. Qeveria e Ukrainës nuk i ka komentuar ende këto qëndrime.
/tvklan.al