#lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 19 Dhjetor 2023 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Redi Prifti

Headlines 19 Dhjetor 2023

Transferohen nga burgu i Durrësit 10-ish zyrtarë, Dërgohen në IEVP-në e Fierit për arsye sigurie.

Transferohen nga Burgu i Durrësit në atë të Fierit 10 ish-zyrtarë, përfshirë Lefter Kokën, Vangjush Dakon dhe Safet Gjicin. Lëvizja vjen si pjesë e planit të masave për sigurinë në Institucionet e Vuajtjes së Dënimit pas ngjarjes në burgun e Peqinit.

Burg për Mjacajn dhe 10 zyrtarët e burhgut të Peqinit. Shaqja: Më premtuan 200 mijë Euro për kokën e Lleshit.

Gjykata e Elbasanit lë në fuqi masën arrest me burg për Sokol Mjacajn dhe 10 zyrtarët e arrestuar për ngjarjen e ndodhur në Burgun e Peqit. Në dëshmitë e dhëna para hetuesve flitet për një shpërblim prej 200 mijë eurosh për vrasjen e Arben Lleshit.

Kathimerini: SHBA e BE  po mbajnë anën e Ramës për Belerin. E shohin si partner në Ballkan.

Gazeta greke “Kathimerini” ngre pyetjen se pse SHBA dhe BE po mbajnë krahun e Ramës për çështjen Beleri. Sipas saj Rama i ka bindur se kjo është një çështje e drejtësisë dhe aleatët e konsiderojnë si partner te besueshëm në Ballkanin Perëndimor.

Berisha: Vendimi për imunitetin, i paligjshëm. Kraja, kandidat për deputet në listat e PS.

Lideri demokrat, Sali Berisha, e quajti te paligjshëm vendimin e Këshillit te Mandateve per te pranuar kërkesën e SPAK per vendosjen e tij ne arrest shtëpie ose ne burg. Berisha tha se prokuroret e SPAK vepruan politikisht.

Serbi, protesta kundër rezultatit të zgjedhjeve. OSBE: Pati blerje votash dhe përdorim të pushtetit.

Opozita serbe kërkon përsëritjen e zgjedhjeve në Beograd, pasi akuzon partinë e Vuçiçit për manipulim të votave. Edhe vëzhguesit ndërkombëtarë në raportin e tyre thanë se pati blerje votash dhe keqpërdorim të pushtetit.

Tërmet 6.2 rihter në veriperëndim të Kinës. Mbi 120 viktima e shumë të zhdukur mes rrënojave.

Kina veriperëndimore u godit gjatë natës nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.2 të shkallës Rihter. Deri më tani numërohen mbi 120 viktima, por numri i tyre mund të rritet pasi ka shumë të zhdukur nën rrënoja.

/tvklan.al