Spiker Redi Prifti
Headlines 19 Dhjetor 2023
Transferohen nga burgu i Durrësit 10-ish zyrtarë, Dërgohen në IEVP-në e Fierit për arsye sigurie.
Transferohen nga Burgu i Durrësit në atë të Fierit 10 ish-zyrtarë, përfshirë Lefter Kokën, Vangjush Dakon dhe Safet Gjicin. Lëvizja vjen si pjesë e planit të masave për sigurinë në Institucionet e Vuajtjes së Dënimit pas ngjarjes në burgun e Peqinit.
Burg për Mjacajn dhe 10 zyrtarët e burhgut të Peqinit. Shaqja: Më premtuan 200 mijë Euro për kokën e Lleshit.
Gjykata e Elbasanit lë në fuqi masën arrest me burg për Sokol Mjacajn dhe 10 zyrtarët e arrestuar për ngjarjen e ndodhur në Burgun e Peqit. Në dëshmitë e dhëna para hetuesve flitet për një shpërblim prej 200 mijë eurosh për vrasjen e Arben Lleshit.
Kathimerini: SHBA e BE po mbajnë anën e Ramës për Belerin. E shohin si partner në Ballkan.
Gazeta greke “Kathimerini” ngre pyetjen se pse SHBA dhe BE po mbajnë krahun e Ramës për çështjen Beleri. Sipas saj Rama i ka bindur se kjo është një çështje e drejtësisë dhe aleatët e konsiderojnë si partner te besueshëm në Ballkanin Perëndimor.
Berisha: Vendimi për imunitetin, i paligjshëm. Kraja, kandidat për deputet në listat e PS.
Lideri demokrat, Sali Berisha, e quajti te paligjshëm vendimin e Këshillit te Mandateve per te pranuar kërkesën e SPAK per vendosjen e tij ne arrest shtëpie ose ne burg. Berisha tha se prokuroret e SPAK vepruan politikisht.
Serbi, protesta kundër rezultatit të zgjedhjeve. OSBE: Pati blerje votash dhe përdorim të pushtetit.
Opozita serbe kërkon përsëritjen e zgjedhjeve në Beograd, pasi akuzon partinë e Vuçiçit për manipulim të votave. Edhe vëzhguesit ndërkombëtarë në raportin e tyre thanë se pati blerje votash dhe keqpërdorim të pushtetit.
/tvklan.al