#lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 2 Janar 2024 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 2 Janar 2024

Burg pa afat për Ruben Saraiven: Nuk e vrava unë Ardian Nikulajn, isha për pushime në Shqipëri.

Gjykata e Lezhës la në burg pa afat portugezin Rubens Saraiva, i cili akuzohet se në prillin e shkuar ekzekutoi biznesmenin Ardian Nikulaj. Ai mohoi autorësinë e krimit, duke ngritur alibinë se në Shëngjin ishte për pushime.

78 persona të ekstraduar në Shqipëri në 2023. Në proces, transferimi i disa të shumëkërkuarve.

78 persona të kërkuar nga drejtësia shqiptare dhe që fshiheshin jashtë u ekstraduan në 2023 në vendin tonë. Në proces është ekstradimi janë edhe disa shumë të kërkuar, si Gëzim Çelaj nga Kosova dhe Dritan Rexhepi nga Turqia.

Demokratët, protestë në mbështetje të Berishës. Ish-kryeministri i përshëndet nga dritarja.

Lideri I opozitës Sali Berisha përshëndeti sot dhjetera mbështetës, të cilët protestuan para shtëpisë së tij kundër vendimit të gjykatës që e la atë në arrest shtëpie. Vajza e ish-kryeministrit thote se nuk ka pranga që mund të burgosin lirinë e demokratëve.

Monedhat e huaja e nisin vitin me rritje. Euro dhe dollari bëjnë kthesë në kursin e këmbimit.

Pas rënies që pasoi fluksin e emigrantëve që u kthyen në vendin tonë për festa, monedhat e huaja kanë nisur rimëkëmbjen. Të gjitha monedhat kryesore, këtë të martë shënuan rritje të vlerës së tyre në raport me lekun, si në shitje ashtu edhe në blerje.

Thellohet bilanci, 55 të vdekur nga tërmetet në Japoni. Ekipet e shpëtimit në luftë me kohën për të mbijetuarit.

Kaos pas tërmeteve shkatërruese që goditën Japoninë. Numri i viktimave është rritur në 55, ndërsa në shumë zona ekipet e kërkim-shpëtimit janë në luftë me kohën për të nxjerrë nga rrënojat të mbijetuarit.

Kombëtarja, ende pa kundërshtar për miqësore. Mund të luajë në një turne qe do të zhvillohet në Algjeri.

FSHF ende nuk i ka gjetur kundërshtarët e kombëtares për miqësoret e muajit mars. Kuqezinjte, me shumë mundësi do të marrin pjesë në një turne miqësor që do të zhvillohet ne Algjeri si e vetmja alternativë e mundshme që i është ofruar deri tani