#Lajme, #edicioniinformativ ora 23:25 data 2 Mars 2023 #TvKlan #KlanLajme
Spiker: Redi Prifti
Headlines 2 Mars 2023
4 shqiptarë të zhdukur nga përplasja e trenave në Greqi. Qeveria shpall të dielën zi kombërare.
4 shqiptarë rezultojnë të zhdukur nga përplasja e dy trenave në Greqi ku bilanci është thelluar në 57 viktima. Qeveria shqiptare shpall të dielën e 5 marsit, ditë zie kombëtare. Autoritetet greke konfirmojnë se shkak për aksidentin u bë një gabim njerëzor.
Dëshmia e ekzekutorit të 3 grave: Doja të kryeja një vrasje tjetër. Po hetohej në gjendje të lire.
Zbardhet dëshmia e 41-vjeçarit Dan Hutra, qe një dite me parë ekzekutoi 3 gra dhe plagosi 3 te tjera. Ai tha se kishte planifikuar çdo gjë dhe se donte te kryente edhe një tjetër vrasje, teksa po hetohej ne gjendje te lire për vjedhje.
Lirohet nga burgu shoferi i urbanit që shkaktoi aksidentin me 9 të plagosur.
Lirohet nga burgu shoferi i autobusit urban te linjes se unazes qe shkaktoi aksidentin me 9 te plagosur, prane zones se Shallvareve. Gjykata e Tiranes vendosi ta lere ne arrest shtepie, per shkak te gjendjes shëndetësore.
Seancë maratonë në Kuvend për McGonigal, Rama: Hetimet në SHBA, asnjë lidhje me mua.
Seancë maratone ne parlament për çështjen “McGonigal”. Kryeministri Rama tha se hetimi ne Shtetet e Bashkuara nuk ka asnjë lidhje me të apo me Shqipërinë, por opozita vijoi me akuzat se ai e ka përdorur ish-shefin e FBI kundër saj.
Lionel Messi drejt largimit nga PSG? Nuk dëshiron të rinovojë për 1 vit.
Lionel Mesi është me pranë largimit nga Paris Sen Zhermen. Mediat franceze bëjnë te ditur se kampioni i botes nuk dëshiron te aktivizoje klauzolën per rinovimin e kontratës edhe për 1 vit tjetër.