Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 2 Nëntor 2024 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Drini Zeqo

Headlines 2 Nëntor 2024

SKANDAL, Greqia bllokon në kufi gazetarët shqiptar që do të ndjekin takimin e Ramës me diasporën

Autoritetet greke bllokojne ne kufi per ore me radhe gazetaret shqiptare qe u nisen drejt Selanikut per te percjelle takimin e neserm te kryeministrit Rama me diasporen. Shoqatat e gazetareve reagojne duke e quajtur nje akt skandaloz dhe shqetesues.

OSHEE: Nuk do të ketë rritje të çmimit për furrat e bukës. Çdo lëvizje është abuzive

Operatori i Shperndarjes se Energjise Elektrike sqaron se nuk ka rritje te çmimit te energjise per furrat e bukes dhe se skema e hyre ne fuqi qe ne prill eshte dakordesuar me subjektet. OSHEE thote se cdo levizje per te rritur cmimin e bukes eshte abuzive.

Makina e vrasjes së 3-fishtë në Shkodër, e vjedhur në Durrës. Zgjerohen hetimet

Policia zbulon se makina e perdorur nga atentatoret ne vrasjen e 3-fishte te 2 diteve me pare ne Shkoder eshte vjedhur ne Durres. Grupi hetimor po kryen veprime per te kuptuar nese autoret e vjedhjes kane lidhje me ata te vrasjes.

Dyfishohen aksidentet me pasoja nga monopatinat, policia: Shqetësim kryesor, përdorimi nga minorenët

Perdorimi i monopatinave elektrike dyfishon numrin e aksidenteve me pasoja. Policia thote se shqetesim eshte perdorimi i tyre nga minorenet, te cilet jane edhe shkelesit kryesore te rregullave te qarkullimit rrugor.

Evropianët preferojnë Harris. Sondazhi: Nëse humbet Donald Trump, mund të ketë dhunë

Shumica e europianëve preferojnë fitoren e Kamala Harris ne garen presidenciale te 5 nentorit ne Shtetet te Bashkuara te Amerikes. Në një sondazh të kryer në 7 shtete, pjesa me e madhe thone se humbja e Trump mund te shkaktoje dhune.

UEFA gjobit Shqipërinë për sjelljen e tifozeve në ndeshjen me Gjeorgjinë. gjobë dhe kundërshtarëve

UEFA gjobit me 26 mije euro Shqiperine per sjelljen e tifozeve ne ndeshjen e zhvilluar me 14 tetor ne Tbilisi. Por gjoba me e madhe shkon per kundeshtaret, te cilet do te duhet te paguajne 56 mije euro per shkeljen e rregullave nga tifozet.

/tvklan.al