#Lajme, #edicioniinformativ ora 23:45 data 20 Shtator 2023 #TvKlan #KlanLajme
Spiker: Reis Çiço
Headlines 20 Shtator 2023
Rama drejton KS të OKB, replika me ambasadorin rus: Ndalni luftën që Zelensky të mos flasë.
Kryeministri Rama drejton Këshillin e Sigurimit të OKB-së në një seancë për Ukrainën ku nuk munguan replikat me ambasadorin rus që kundërshtoi praninë e presidentit ukrainas. “Ndalni luftën që Zelenski të mos flasë” – iu përgjigj Rama.
Plagoset në aksion efektivi i ‘’Shqiponjave’’ në Tiranë. Autori në ndjekje nga policia.
Një efektiv i forcave “Shqiponja” plagoset në një operacion për ndalimin e një personi të armatosur në Tiranë. Autori nuk iu bind urdhrit për të ndaluar duke hapur zjarr. Policia jep 20 mijë euro për çdo informacion që çon në kapjen e tij.
Rekrutuan shqiptarë për në Siri, 11 persona në SPAK. Dyshohen për terrorizëm
23 persona janë marrë të pandehur nga Prokuroria e Posaçme për nxitje dhe pjesëmarrje në organizata terroriste. Ata akuzohen se kanë rekrutuar qytetarë shqiptarë që të bëhen pjesë e luftës për xhihadin në Siri.
Travel of Path: Shqipëria, ndër 5 destinacionet për pushime të lira
Amerikania “Travel Of Path” u ka kushtuar një tjetër artikull mundësive turistike që ofron Shqipëria. Ajo e rendit vendin tonë si një ndër 5 destinacionet që për momentin ofrojnë çmimet më të lira për të kaluar pushimet
UEFA gjobit Shqipërinë dhe Poloninë për ndeshjen në Tiranë. Ndëshkohet edhe Rumania.
UEFA gjobit me 44 mijë euro Shqipërinë për hedhjen e fishekzjarrëve në fushë në ndeshjen me Poloninë. Gjobë edhe për polakët. Ndëshkohet edhe Rumania për parullat provokuese në ndeshjen me Kosovën.
/tvklan.al