#lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 21 Dhjetor 2023 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 21 Dhjetor 2023

Kuvendi i heq imunitetin Berishës me 75 vota pro. Ish-kryeministri: Veprim tërësisht antikushtetues.

Parlamenti votoi sot me 75 vota per t’i hequr imunitetin ish -kryeministrit Berisha, i cili e quajti antikushtetues vendimin dhe u beri thirrje demokrateve per protesta. SPAK pritet t’i drejtohet Gjykates se Posacme per te ndryshuar masat

Rama: Fati i Belerit, pas vendimit të gjykatës. Arsyetimi i GJKKO provon se ishte çështje e drejtësisë.

Kryeministri Rama deklaron se arsyetimi i vendimit te Gjykates se Posacme qe nuk lejoi Fredi Belerin te betohet si kryebashkiak i Himares tregoi qe kjo ishte nje ceshtje e drejtesise.  Ai thote se fati i Belerit do te vendoset pas gjykimit.

Tragjedi në Universitetin e Arteve në Pragë. Vriten me snajper 15 persona, plagosen 24 të tjerë.

15 persona mbetën të vrarë, ndërsa 24 të tjerë u plagosën gjatë një sulmi me snajper në një universitet të Pragës. Mes viktimave është edhe autori, një student 24-vjeccar, i cili u eliminua nga policia. Ai e kishte paralajmëruar ngjarjen në rrjetet sociale

Maroku pranon ekstradimin e Ruben Saraivas, vrasësit të Ardjan Nikulajt.

Maroku ka dhënë dritën jeshile për ekstradimin e portugezit Ruben Saraiva drejt Shqipërisë. I arrestuar në muajin Maj nga autoritetet markone, ai akuzohet se në bashkëpunim edhe me disa shtetas britanik kreu vrasjen e Ardian Nikualjt në Shëngjin.

Vuçiç: Një shtet i rëndësishëm ndërhyri në zgjedhje. Respektojmë vullnetin e zgjedhësve.

“Një shtet i rëndësishëm ndërhyri në zgjedhjet serbe”. Është ky pretendimi i Presidentit Vuçiç, i cili thotë se shumë shpejt do të hartohet një deklaratë për këtë çështje. Pretendimeve për manipulime ai iu përgjigj se respekton vullnetin e zgjedhësve.

Superliga europiane merr aprovimin e gjykatës. klubet mund të luajnë jashtë FIFA dhe UEFA.

Gjykata Europiane e Drejtësisë vendos në favor të klubeve për organizmin e Superligës. Ajo hodhi poshtë pretendimin e FIFA-s dhe UEFA-s për monopolin e organizimit të garave ndërkombëtare mes klubeve të futbollit.

/tvklan.al