Lajme, #edicioniinformativ ora 23:40 data 22 Tetor 2024 #TvKlan #klanlajme
Spiker: Reis Çiço
Headline 22 Tetor 2024
Zbardhet dosja e SPAK për Metën. Ish –presidenti del nesër para GJKKO për vlerësimin e masës
Zbardhet dosja e SPAK me akuzat ndaj Ilir Metes. Ish -presidenti kaloi naten e pare në qeli, ndersa nesër do të dalë para Gjykates së Posacme për vleresimin e masës së sigurise bashke me Monika Kryemadhin, Pirro Xhixon dhe Ema Çokun.
Kryemadhi: Akuzat ndaj meje, proces politik. Për çdo blerje kam firmosur une, jo Meta
Monika Kryemadhi i hodhi poshte akuzat ndaj saj dhe ish -bashkeshorit, duke i quajtur ato nje proces te paster politik. Ajo tha se per te gjitha shpenzimet ne familje ka firmosur ajo, ndersa paralajmeroi policet qe kryen arrestimin e Metes me force.
Arrestimi me forcë i Metës, ministri Hoxha: Kundërshtoi shoqërimin, policia kreu detyrën
Ministri i Brendshem Ervin Hoxha reagoi ndaj kritikave per perdorimin e forces nga policia ne arrestimin e ish -presidentit te republikës. Ai thote se Meta e kundershtoi shoqerimin dhe policia kreu detyren sipas ligjit.
Gjykata le në qeli pa afat Jurgis Çyrbjen. Ish-deputeti mohon akuzat para gjykatës
Do të qëndrojë në burg pa afat ish-deputeti i Partisë Socialiste Jurgis Çyrbja. Gjykata e Posaçme miratoi sot masën e dhënë në mungesë ndaj tij ndërsa Çyrbja mohoi të kishte komunikuar në aplikacionin e koduar Sky.
Rama paralajmeron bizneset që nuk deklarojnë pagat reale. Do zbulojmë abuzuesit nëpërmjet “IA”
Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sot masa ndaj bizneseve që nuk paguajnë sigurimet shoqërore për punëtorët duke mos deklaruar pagat reale. Kreu i qeverisë tha se do të përdoret inteligjenca artificiale për të zbuluar abuzuesit.
Skandal me dezinsektimin në Lezhe, nuk kryhet prej 3 vitesh. “Shqipëria turistike” me plazhe plot mushkonja
Skandal me plazhet ne qarkun e Lezhes. E gjithe vija bregdetare është lënë per 3 vjet me radhe nen pushtetin e mushkonjave, per shkak te anulimit te tenderave te dezinsektimit te kryer nga Operatori i Blerjeve te Përqendruara.
Trump dhe Harris, kokë më kokë në sondazhe. 2 javë para zgjedhjeve republikani po merr terren
Kur mbeten vetëm 2 javë para zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara, sondazhet po tregojnë se Tramp po fiton terren në shumë shtete kyçe. Sipas mediave, dy kandidatet duket se tashmë kanë një rivalitet kokë më kokë.