#Lajme, #edicioniinformativ ora 23:00 data 23 Shtator 2023 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 23 Shtator 2023

Shqipëria, perspektivë pozitive. S&P përmirëson vleresimin për ekonominë tonë dhe rikonfirmon B+.

Agjencia Ndërkombëtare “Standard End Purs” përmirëson vlerësimin për ekonominë shqiptare duke e kaluar nga niveli “e qëndrueshme” në “pozitive”. Në raportin e saj më të fundit agjencia ka rikonfirmoi vlerësimin “B plus”.

Der Spiegel: Sa e bukur është Shqipëria! Plazhe si në Karaive dhe male spektakolare

Gazeta gjermane “Der Shpigel” i kushton një reportazh të gjatë Shqipërisë dhe bumit turistik të kësaj vere. Sipas saj vendi ofron plazhe si në Karaibe dhe male spektakolare duke i mos i bërë pushimet asnjëherë të mërzitshme.   

“Jam amerikan, jo shqiptar”, lihet në burg 42-vjeçari që plagosi policin. Avokati: Të shtrohet në psikiatri

Klered Bozhanaj, autori i plagosjes së policit të Shqiponjave do qëndrojnë në burg pa afat. Gjykata e Tiranës rrëzoi kërkesën e avokatit që 42-vjeçari të shtrohej në spital psikiatrik. Para gjykatës ai tha se ishte “amerikan dhe jo shqiptar”.

Kuksianët zgjedhin këtë të diel kreun e ri të bashkisë. Në garë 2 kandidatë

Qytetarët e Kukësit do t’u drejtohen sërish kutive të votimit të dielën për të zgjedhur kreun e ri të bashkisë, pas skandalit të Safet Gjicit. Në garë janë vetëm 2 kandidatë. Këto zgjedhje do t’i kushtojnë buxhetit të shtetit 25 milionë lekë.

Rritja e burimeve të energjisë së rinovueshme redukton varësinë nga gazi rus. Në gusht u përgjysmua importi.

Qendra Europiane e Kërkimeve për Energjinë dhe Ajrin e Pastër vëren se rritja e burimeve të rinovueshme po redukton varësinë e gazit nga Rusia. Në muaj gusht importet e gazit të BE-së nga Moska ranë me 54%.

/tvklan.al