#Lajme, #edicioniinformativ ora 23:30 data 25 Shtator 2023 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 25 Shtator 2023

Dyshime për më shumë viktima nga grupi serb që vrau policin boshnjaku. Svelca: Të lidhur me Vucic.

Ministria e Brendshme e Kosovës jep detaje për operacionin kunder grupit terrorist serb qe vrau policin Afrim Bunjaku, i shpallur Hero i Kosovës. Ministri Svelça zbuloi armatimin e sekuestruar dhe tha se grupi vepron nën urdhrat e Vuçiç.

SHBA e BE dënojnë sulmin ndaj policisë së Kosovës. Blinken: Policia të zbatojë ligjin.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian dënojnë me forcë sulmin ndaj forcave të policisë së Kosovës dhe kërkojnë që autorët të mbajnë përgjegjësi. Sekretari i shtetit, Blinken thotë se policia e Kosovës ka të drejtë të zbatojë ligjin.

Lefter Koka sënohet me 10 vjet burg për inceneratorin e Fierit. Në burg edhe Bllako e Zoto.

Ish -ministri Lefter Koka dënohet me 10 vjet burg, për korrupsion, pastrim parash e abuzim me detyrën për inceneratorin e Fierit. Gjykata e Posaçme dha dënimet edhe për ish-deputetin Alqi Bllako dhe Klodian Zoton.

PS fiton thellë zgjedhjet pëe bashkinë e Kukësit. Kandidati socialist merr dyfishin e votave të rivalit.

Partia Socialiste fiton zgjedhjet e pjesshme për bashkinë e Kukësit. Kandidati i saj mori thuajse dyfishin e votave të kandidatit te opozitës. Kryeministri Rama thotë se rezultati tregon besimin e qytetareve tek Partia Socialiste.

Shqipëria përfshihet nga rrëbeshe shiu. Sinoptikanët: Moti i keq, deri të marten.

I gjithë vendi është përfshirë nga moti i keq me stuhi dhe rrebeshe shiu i cili ka shkaktuar probleme në zona të caktuara. Megjithatë sinoptikanët thonë se situata do të përmirësohet që prej ditës së martë.

Një homoseksual në krye të Syriza. Stefanos Kasselakis zë vendin e Tsipras.

Syriza, partia më e madhe e opozitës në Greqi ka zgjedhur një 35-vjeçar homoseksual në krye të saj si pasues të Aleksis Cipras. Edhe pse pa përvojë ai shihet nga analistët si një figurë interesante në politikën greke.

/tvklan.al