#Lajme, #edicioniinformativ ora 23:35 data 26 Shtator 2023 #TvKlan #KlanLajme
Spiker: Redi Prifti
Headlines 26 Shtator 2023
Serbia shpall ditë zie për kriminelët e vrarë. Prishtina: Beogradi vulosi autorësinë.
Serbia shpalli të mërkurën, Ditë Zie për të vrarët e sulmit terrorist. Sveçla e quan këtë një akt të marrjes së përgjegjësisë nga Beogradi, ndërsa publikoi të tjera pamje që implikojnë Listën Serbe. Policia sekuestron arsenal tjeter armesh.
Rama: Serbia po i fryn zjarrit të një konflikti të armatosur. BE-SHBA të ndajnë mendjen sa s’është vonë.
Kryeministri Rama deklaron se me shpalljen e zisë për pjesetearet e grupit te armatosur te vrare nga policia e Kosovës, Serbia po i fryn zjarrit të një konflikti te armatosur dhe u bën thirrje Uashingtonit e Brukselit te ndërhyjnë sa s’është vonë.
Vritet një 59-vjeçar në qendër të Rrëshenit. Plagosen 3 persona, ishin ulur me të në kafe.
Një person u vra dhe 3 të tjerë që ishin në tavolinë me të u plagosën në një atentat me armë në qendër të Rrëshenit. Autorët ishin 2 persona të maskuar që më pas dogjën automjetin para se të humbnin gjurmët.
Duhanpirja dhe droga, shqetësimi i oficerëve të shkollave: Prania e forcave do të rrisë sigurinë.
Shqetësimet kryesore të oficerëve të sigurisë në shkolla mbeten duhanpirja, konsumi i drogave si dhe bullizmi. Ata thonë se prania e shtuar e forcave të rendit kohët e fundit do të ndikojë në rritjen e sigurisë pranë institucioneve arsimore.
Armando Duka, në kupolën e UEFA-s. Zgjidhet në postin e zëvëndëspresidentit.
Presidenti i Federatës se Futbollit, Armand Duka ngjitet në kupolën e UEFA-s, duke u zgjedhur në postin e zëvendëspresidentit. Duka e cilëson si vlerësim, ndërsa dha lajmin se Europiani U-17 ne 2025 do të mbahet në Shqipëria.
/tvklan.al