Spiker: Reis Çiço

Headlines 27 Dhjetor 2023

GJKKO shtyn sërish vendimin, Berisha: Duan të më kyçin se i kam kallur datën Ramës.

Gjykata e Posaçme shtyn për ditën e nesërme vendimin për ndryshimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha. Lideri demokrat thotë se qëllimi është ta burgosin atë për shkak se i ka “kallur datën” kryeministrit Rama.

Gjykata e Lartë rikthen në Apel ‘’vulën’’ e PD: Ka shkelje proceduriale që cenojnë vendimin.

Gjykata e Larte ktheu ne Gjykatën e Apelit vendimin për çështjen e vulës se Partisë Demokratike, pasi gjeti shkelje procedurale. Ajo i kërkon Apelit ta shqyrtoje çështjen me një tjetër trupë gjyqësore dhe të mos e kthejë në shkallën e parë.

Shqipëria nën sulme masive kibernetike. AKSHI: U normalizua gjithçka në 60 minuta.

Shqipëria po përballet prej disa ditësh me sulme masive kibernetike. Agjencia Kombëtare e Shoqërisë se Informacionit sqaron se iu desh 1 orë për të rikthyer në funksion faqet e institucioneve dhe garanton se te dhënat nuk janë prekur.

Shqipëria do të përdorë inteligjencën artificiale në luftën kundër krimit ekonomik.

Shqipëria do te përdorë Inteligjencën Artificiale në luftën kundër krimit ekonomik. Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku thotë se ky është një tjetër synim madhor i qeverise, pas nxjerrjes se vendit nga lista gri e pastrimit te parave.

241 të vrarë në 24 orë nga sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës.

Rekord viktimash në 24 orë nga sulmet izraelite në Gaza. Të dhënat flasin për 241 viktima dhe të plagosur të shumtë nga bombardimet e ushtrisë. Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abaz akuzon Izraelin për krime lufte.

Gjermania kundër Supërligës Europiane: Është garë komerciale, nuk ka frymë sportive.

Gjermania është kundër Superliges europiane te iniciuar nga Real Madrid dhe Barcelona. Gjermanët thonë se ky do të ishte një kampionat tërësisht komercial pa fryme sportive, që do të pengonte partneritetin në futboll.

/tvklan.al