Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30, 27 Shkurt 2025 #TvKlan #klanlajme
Spiker: Drini Zeqo
Headlines 27 Shkurt 2025
Marrëdhëniet me SHBA? Rama: Do ta shihni. Berisha: Desorosizimi, emergjencë kombëtare
Kryeministri Edi Rama është optimist se marrëdhëniet e Shqipërisë me Uashingtonin nuk do te ndryshojnë dhe se fitorja e presidentit Trump vetëm sa do ta thelloje fitoren e socialisteve me 11 maj. Ndersa Berisha kërkon miratimin me urgjencë të një ligji për de-sorosi-zimin.
Abuzime me fondet e USAID, Trump dërgon një ekip të posaçëm prokurorësh në Ballkan
Administrata e Presidentit Trump dërgon një ekip prokuroresh në Ballkan për të hetuar se si janë përdorur fondet e USAID. Një ditë më parë, në Kongresin Amerikan u tha se këto fonde ishin përdorur në Shqipëri për ndryshime gjyqësore që rezultuan në përndjekjen e liderit demokrat, Sali Berisha.
Gjykata e Lartë rrëzon Metën dhe Kryemadhin, lë në fuqi vendimin e GJKKO
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-presidentit, Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes se tij Monika Kryemadhi që kërkuan masa me të buta sigurie, duke lënë në fuqi masat e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar.
24-vjeçarja palestineze gjendet e vrarë me thikë në Tiranë, në kërkim burri. Vritet 19-vjeçari në Shkodër
Një 24-vjeçare palestineze u gjet e vrarë me thikë në një banesë të marrë me qera në Tiranë. Në kërkim u shpall bashkëshorti që u largua jashtë vendit pas krimit. Ndërsa në Shkodër një 19-vjeçar u vra me armë në rrethana të paqarta.
Trump shpall tarifa importi 25% ndaj BE, thotë se Unioni u krijua për t’u marrë frymën SHBA-ve
Uashingtoni do të vendosë së shpejti taksa importi për automjetet dhe prodhime të tjera nga Bashkimi Europian.
Presidenti Trump e akuzon Unionin se u krijua per t’u marre frymën Shteteve te Bashkuara te Amerikes.
/tvklan.al