#Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 27 Shtator 2023 #TvKlan #KlanLajme
Spiker: Reis Çiço
Headlines 27 Shtator 2023
Shqipëria, në krah të Kosovës dhe kundër deklaratës së BE: Rama: Presim qëndrim të ri. Grupi, i investuar për terror.
Zhvillimet në Kosovë bëjnë që për herë të parë Shqipëria të mos mbajë të njëjtën linjë me BE. Kryeministri Rama thotë se raporti i Borrell nuk pasqyron realitetin ndaj duhet një qëndrim i ri kundër grupit të investuar për të bërë terror në veri.
Svelça: Truproja e Vulin u vra në Zveçan. Kurti: Janë kapur 5 mln Euro armatime në Banjske.
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla thotë se një nga terroristët e vrarë në Banjskë është truproja e kreut e të shërbimit sekret serb, Aleksandër Vulin. Ndërsa Albin Kurti tha se gjatë kontrolleve janë kapur 5 milionë euro armatime.
Rama në Itali, pritet me ceremoni nga Meloni. Gati marrëveshja për njohjen e pensioneve.
Kryeministri Rama pritet në një ceremoni zyrtare në Romë nga kryeministrja Meloni. Ndërsa takimin me zv/kryeministrin Tajani, Rama tha se Italia është pranë kalimit të marrëveshjes për njohjen e pensioneve të shqiptarëve.
BERZH: Ekonomia shqiptare rritet me 2.5% në 2023. Do të ndikojë performanca e fortë e sektorit të turizmit.
Performanca e fortë e sektorit të turizmit gjatë 2023 do të ndikojë në ekonominë e Ballkanit Perëndimor. Sipas BERZH Shqipëria do të ketë një perspektivë më pozitive se mesatarja e rajonit, pasi rritja për këtë vit parashikohet në 2.5%.
Ekzekutohet në pritë 38-vjeçari në Sukth. Po kthehej në banesë, mbeten mister autorët.
Persona të panjohur ekzekutuan mbrëmë rreth mesnatës një 37-vjeçar në Sukth të Durrësit. Fatjon Dervishi po kthehej me makinë në banesën e tij kur u qëllua me breshëri kallashnikovi ndërsa autorët dhe motivet e krimit mbeten të paqarta.
Proces i ri gjyqësor ndaj Donald Trump. Akuzohet se mashtroi bankat dhe sigurimet.
Donald Tramp do të përballet me një proces të ri civil gjyqësor në Nju Jork. Organizata e tij akuzohet se ka mashtruar bankat dhe kompanitë e sigurimeve me dokumente të falsifikuara, për të përfituar të ardhura mbi 2 miliardë dollarë.
/tvklan.al