#lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 28 Dhjetor 2023 #TvKlan #KlanLajme
Spiker: Reis Çiço
Headlines 28 Dhjetor 2023
GJKKO shtyn për herë të tretë vendimin për Berishën. Avokatët kërkojnë përjashtimin e gjyqtares.
Gjykata shtyu për të shtunën shpalljen e vendimit për kërkesën e SPAK për arrestimin Sali Berishës. Shkak u bë kërkesa e avokatëve për përjashtimin e gjyqtares. Lideri i opozitës thotë se burgosja e tij është porosi e kryeministrit Rama.
Dënohet me 3 vite burg ish-Kryebashkiaku i Bulqizës. U shpall fajtor për tenderin e ujësjellësit.
3 vite burg dha gjykata e posaçme për ish-kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla. Ai dhe disa zyrtarë të tjerë u shpallën fajtorë për abuzime me një tender për ndërtimin e një ujësjellësi që sipas SPAK u përfitua nga të afërm të Allës.
Nga sot, E-Albania me asistent virtual. Rama: Brenda 2024 do të jetë me zë e figurë.
Nga sot platforma e-Albania ka një asistent virtual përmes inteligjencës artificiale që do të ndihmojë qytetarët që kërkojnë shërbime. Kryeministri Edi Rama thotë se brenda vitit 2024, asistenti virtual do të jetë me zë dhe figurë.
Negociata me Greqinë për hapjen e kapitujve. Hasani: Për detin presim autorizimin e Presidentit.
Ministri i Jashtëm Igli Hasani tha sot se vijojnë negociatat dhe diskutimet për zgjidhjen e ngërçit me Greqinë. Në një konferencë për gazetarët ai tha se për çështjen e kufirit detar mbeten në pritje të autorizimit nga Presidenti i Republikës.
Festat rritin ndjeshëm çmimet edhe këtë fundvit. ZKM: Shkak, shtrenjtimi nga treegtarët e shumicës.
Edhe këtë fundvit nuk mungon fenomeni i rritjes së çmimeve të frutave dhe perimeve. Zyra për mbrojtjen e konsumatorit thotë se shkak është situata monopol e tregut të shumicës ndaj kërkohet ndërhyrja e autoriteteve.
Sylvinho, optimist për ecurinë në ‘’Euro2024’’: Synojmë të kalojmë grupin.
Trajneri i kombëtares, Silvinjo ka rrëfyer në një intervistë për mediat braziliane përvojën e deritanishme me Shqipërinë.
Ai është optimist dhe thotë se synimi është të shkohet përtej grupit në finalet e “Euro 2024”.
/tvklan.al