Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 29 Tetor 2024 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Drini Zeqo

Headlines 29 Tetor 2024
Protesta e opozitës, bllokohet qarkullimi nëgjashtë akset më të rëndësishme rrugore
Opozita vijon protesten ne 6 akset me te rëndësishme rrugore te vendit, qe po i mban te bllokuara prej ores 17. Policia u ka përsëritur organizatorëve se kjo është vepër penale dhe ka devijuar trafikun e automjeteve ne akse te tjera.

Rama: Brenda mandatit të katërt rrisim pensionet. Diskutime edhe për uljen e çmimit të energjisë
Kryeministri Edi Rama premton se pensionet do te rriten brenda mandatit te katërt të qeverisjes se Partise Socialiste, ndersa thote se qeveria po diskuton edhe per uljen e cmimit te energjisë elektrike per kete kategori.

Fredi Beleri sulmohet me vezë në Tiranë. Gazmend Bardhi: Sulm i orkestruar nga Rama
Sulmohet me veze gjate vizitës se tij ne Tirane si pjese e komitetit te Stabilizim Asociimit eurodeputeti Fredi Beleri. Kryetari i grupit parlamentar demokrat, Gazmend Bardhi thote se sulmi është orkestruar nga kryeministri Rama.

SPAK sekuestron apartamentin e Ilir Beqajt: Nuk u deklarua nga ish-ministri
Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit te Organizuar dhe Korrupsionit sekuestron një apartament te ish-ministrit te Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili gjendet ne burg. SPAK thotë se apartamenti që ndodhet në Vlorë nuk ishte deklaruar prej tij.

I shpërtheu tritoli duke e vendosur në një makinë, humb jetën një 25-vjeçar në Elbasan
Një 25 -vjeçar humbi jetën sot nga shpërthimi i një sasie eksplozivi që po vendoste ne autoveturën e një qytetari në Elbasan. Policia thotë se viktima dhe pronari i automjetit kishin pasur një konflikt kohë më parë për motive të dobëta.

Nis rikonstrukrioni rrugës Tiranë – Plepa aksi i ri do ketë dy korsi në secilin krah
Nis rikonstruksioni i rruges Tirane – Plepa, e njohur ndryshe si rruga e Ndroqit. Projekti, qe do te kushtoje 6.8 milionë euro, parashikon qe aksi i ri, me gjatësi 27.3 kilometra, te ketë nga dy korsi për secilin krah.

Sondazhet: Mbështetje në rritje për Trump. Ngushtohet në 1 % diferenca ndaj Harris
Një javë para zgjedhjeve presidenciale të Shteteve të Bashkuara, sondazhet tregojnë se mbështetja për Donald Tramp po rritet ndjeshëm. Te dhënat tregojnë se ai e ka ngushtuar ne 1 % diferencën ndaj rivales Kamala Harris.