#lajme, #edicioniinformativ ora 23:00 data 3 Janar 2024 #TvKlan #KlanLajme
Spiker: Reis Çiço
Headlines 3 Janar 2024
RAMA PUBLIKON SPOTIN PER TURIZMIN: SHQIPERIA, GATI PER T’U ZBULUAR GJATE GJITHE VITIT 2024
Kryeministri Edi Rama publikon spotin e ri për Shqipërinë turistike dhe fton të huajt ta vizitojne. Ai thotë se vendi ynë është gati për t’u zbuluar gjatë gjithë 2024 me të gjitha bukuritë dhe traditat e tij, sa te vjetra aq edhe te gjalla.
PERFUNDOJNE 65% E PUNIMEVE PER AKSIN THUMANE-KASHAR. BALLUKU: GATI NE VERE
Përfundojnë 65 për qind e punimeve të aksit të ri rrugor Thumanë-Kashar. Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku thote se kjo rrugë që do i shërbejë edhe zhvillimit të turizmit do jetë gati per makinat në verë.
ISH-KRYEMINISTRI KERKON LIRINE NE APEL. BERISHA: NUK KA PROKUROR QE TE ME NDALE LIRINE E SHPREHJES
Sali Berisha kërkon lirinë në Gjykatën e Posaçme të Apelit. Përmes 2 avokatëve të tij lideri i opozitës ka ankimuar vendimin e shkallës së parë që e la atë në “arrest shtepie”. Berisha u flet mbështetësve nga dritarja e baneses dhe shprehet se nuk ka prokuror qe i ndal lirinë e shprehjes.
VRASESI I ARDIAN NIKULAJT DERGOHET NE BURGUN E REÇIT. SARAIVA, NEN MASA TE SHTUARA SIGURIE
Portugezi, Ruben Saraiva, i dyshuar si autor i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj është dërguar në burgun e Reçit në Shkodër. Burime bëjnë të ditur se per shkak te çështjes ai po mbahet në monitorim nën masa të forta sigurie.
PERFUNDOJNE FESTAT, LARGOHEN EMIGRANTET. FLUKS I SHTUAR NE PIKAT E KALIMIT KUFITAR
Përfundimi i festimeve për vitin e ri ka sjellë sërish largimin e emigrantëve shqiptarë drejt vendeve të tyre të banimit. Në të gjitha pikat kufitare vihet re një fluks i lartë qytetarësh që largohen, por deri më tani nuk ka pasur radhë dhe vonesa.
95 VIKTIMA DHE 211 TE PLAGOSUR NGA SHPERTHIMI I DY BOMBAVE NE IRAN. TEHRANI: SULM TERRORIST
Ceremonia e përvjetorit te vdekjes se gjeneralit Kasem Solejmani është kthyer ne nje tragjedi ne Iran. Dy bomba shpërthyen pranë varrezës ne Kerman, duke shkaktuar te paktën 95 te vdekur dhe 211 te plagosur. Teherani e cilëson si sulm terrorist.