#Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 3 Mars 2023 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 3 Mars 2023

Vula e PD, Gjykata e Apelit kthen çështjen për rigjykim në shkallën e parë.

Gjykata e Apelit vendoi sot pas një seance maratonë të kthejë për rigjykim në shkallë të parë çështjen e vulës dhe logos së Partisë Demokratike.

Opozita në protestë për largimin e qeverisë. Gjykata e apelit vendos sot për vulën e PD.

Opozita protestoi serish sot para kryeministrisë per te kërkuar largimin e qeverise, teksa gjykata e Apelit vazhdon te shqyrtoje mosmarrëveshjen për vulën e Partisë Demokratike. Berisha paralajmëron se revolucioni nuk do te ndalet nga asgjë.

21 Janari, Rama: SPAK të hetojë për hapjen e zjarrit me plumba luftarake.

Kryeministri Rama i kërkoi sot SPAK-ut te hetoje vrasjen e 4 shqiptareve ne protestën e 21 janarit te vitit 2021, duke thënë se urdhri për te hapur zjarr mbi turmën me plumba luftarake është një krim i rende

4 shqiptarë të zhdukur në përplasjen e dy trenave në Greqi.

Katër shqiptare rezultojnë mes te zhdukurve ne tragjedinë e ndodhur ne Larisa nga përplasja koke me koke e dy trenave. Familjaret janë ne pritje te analizave te AND-se qe do te kryhen për t’i identifikuar viktimat.

3 akuza mbi vrasësin e tre grave. Dan Hutra del nesër në gjykatë.

Prokuroria e Tiranës ngre 3 akuza për Dan Hutren, 40 -vjecarin qe qëlloi dy dite me pare mbi 6 gra, duke vrare 3 tre prej tyre. Ai do te dale nesër para gjykatës ku do te njihet me masën e sigurisë.

Kriza e çmimeve ul konsumin e energjisë. Bizneset harxhuan 9% më pak në 2022.

Kriza e çmimeve e vitit të kaluar shënoi një ulje të ndjeshme të konsumit të energjisë në vend. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT kursimin më të madh e kanë bërë bizneset që ulën harxhimin e energjisë me 9%. 

/tvklan.al