#Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 30 Shtator 2023 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Redi Prifti

Headline 30 Shtator 2023

BE: Serbia të tërheqë forcat nga kufiri me Kosovën. SHBA shton lëvizjet diplomatike

BE i bashkohet thirrjes së Shteteve të Bashkuara që Serbia të tërheqë menjëherë trupat ushtarake nga kufiri me Kosovën. Borrell thotë se situata është shqetësuese. Ndërkohë qeveria e Kosovës thotë se forcat serbe janë vendosur në 48 baza.

Kurti: Qëllimi i sulmit ishte nisja e luftës. Serbia të ndëshkohet ndërkombëtarisht

Albin Kurti thotë se për shkak të një marrëveshje të mëparshme kufiri me Serbinë ka një boshllëk që duhet të mbushet. Ai tha se grupi terrorist hyri në veri me një mision të qartë për nisjen e luftës. Sipas tij Serbia duhet të ndëshkohet ndërkombëtarisht.  

Financial Times: Shqipëria, xhevahiri i ballkanit. Ka gjithçka për të bërë turizëm gjatë gjithë vitit

Prestigjiozja “Fajnenshëll Tajms” i kushton sërish vëmendje turizmit shqiptar duke e konsideruar vendin tonë, një “xhevahir të fshehtë të Ballkanit”. Në shkrim thuhet se vendi ka gjithçka për të pasur turizëm gjatë gjithë vitit.

Merret sërish në pyetje i penduari Artan Tafani. Hetuesit dyshojnë se ka dijeni për më shumë krime

Hetuesit marrin sërish në pyetje të penduarin e drejtësisë Artan Tafani me dyshimin se mund të ketë dijeni për më shumë krime të kryera nga grupi i Laert Haxhiut. Tv Klan ka siguruar dëshminë e tij për vrasjen e Alban Semakut në 2021 në Peqin.

Nju Jorku shpall emergjencën. Stuhia “Ofelia” përmbyt qytetin

Pamje të pazakonta vijnë nga Nju Jorku ku është shpallur gjendja e emergjencës për shkak të stuhisë të tropikale “Ofelia” që përmbyti gjithë qytetin. Qarkullimi rrugor dhe transporti publik është përfshirë nga kaosi.

Sylvinho shkon në Spanjë. Interesohet për gjendjen e Uzunit, Barës dhe Balliut

Trajneri i kombëtares së futbollit, Silvinjo udhëton drejt Spanjës për të takuar lojtarët shqiptarë që luajnë në La Liga. Tekniku është interesuar për gjendjen e Uzunit, Bares dhe Balliut në prag të ndeshjes së 12 tetorit përballë Çekisë.

/tvklan.al