Lajme, #edicioniinformativ ora 23:15 data 31 Gusht 2024 #TvKlan #klanlajme
Spiker: Redi Prifti
Headlines 31 Gusht 2024
Rama: Emigracioni në BE, jo luftë kulturore. Ballkani të mos lihet jashtë tryezave për sigurinë e kriminalitetin
Në ditën e dytë të forumit “Globsek” në Pragë, kryeministri Rama kërkoi që emigracioni të mos trajtohet si luftë kulturore në Europë dhe të merret si shembull bashkëpunimi Shqipëri -Itali. Ai kërkoi bashkëpunim edhe për sigurinë e kriminalitetin.
Meloni garanton hapjen e qendres së emigrantëve në Gjadër: Model edhe për vendet e tjera të BE
Kryeministrja italiane Xhorxha Meloni garanton se qendra e azilkërkuesve në Gjadër do të hapet shumë shpejt, pavarësisht vonesave dhe thotë se marrëveshja me Shqipërinë duhet të shërbejë si model edhe për vendet e tjera.
Disa pista për atentatin ndaj Elis Rroshkodolit në Shkodër. Makina me targa malazeze të vjedhura
Policia po ndjek disa pista për të zbuluar identitetin e autorit të atentatit të ndodhur një ditë më parë në një lokal në qytetin e Shkodrës. Hetimet zbulojnë se targat e makinës që përdori vrasësi ishin vjedhur pak kohë më parë në Mal të Zi.
Zhurmat në Shqipëri përtej normave. AKM: Trafiku rrugor është shkaktari kryesor
Ndotja akustike mbetet shqetësim për qytetet e mëdha të vendit. Agjencia Kombëtare e Mjedisit evidenton Tiranën, Shkodrën e Vlorën si qendrat më të zhurmshme dhe thotë se shkak kryesor është trafiku i rënduar rrugor.
SHBA, thirrje urgjente Albin Kurtit: Ndërprit veprimet e pakoordinuara me ndërkombëtaret
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënojnë aksionin e qeverisë së Kosovës për të mbyllur 5 komunat paralele në veri. Ndihmës-sekretari James O’Brien, i bëri thirrje urgjente kryeministrit Kurti të ndërpresë veprimet e pakoordinuara.