Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 31 Tetor 2024 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Drini Zeqo

Headlines 31 Tetor 2024
Progres-raporti, Rama: Dokumenti më i mirë. Gonzato: Dialogu politik është nevoje urgjente
Kryeministri Rama merr zyrtarisht Progres – Raportin e Komisionit per Shqipërinë, per te cilin thote se eshte dokumenti me i mire per integrimin. Ambasadori Gonzato kërkon rivendosjen e dialogut politik, si nevoje urgjente.

Fluks ish-zyrtarësh dhe deputetësh në SPAK. Merren në pyetje për disa kallëzime
Fluks deputetësh dhe zyrtarësh e ish-zyrtaresh të lartë në SPAK ku sot u pyeten për disa kallëzime ish-drejtori i OSHEE-së, Ardian Çela, zëvendësministri i Infrastrukturës dhe ish-kreu i Tatimeve, Ceno Klosi dhe deputetët Elda Hoti e Xhemal Qefalia.

Video e re e atentatit me 3 të viktima në Shkodër. Policia merr në pyetje të pakten 10 persona
Një video e re, e regjistruar vetëm pak çaste pas atentatit me 3 viktima dhe 1 te plagosur ne Shkodër, tregon detaje te tjera te dinamikes se kësaj ngjarje. Policia merr ne pyetje te paktën 10 persona, por nuk ka ende asnjë te ndaluar.

Mbetjet e kthyera nga Tajlanda mbeten në det. Porti: Nuk garantojmë dot sigurinë e tyre fizike
102 kontejnerët me mbetjet e kthyera nga Tajlanda, pasi konsiderohen te rrezikshme, mbeten ne det te hapur. Porti i Durrësit nuk mundet te garantoje sigurinë e tyre fizike, për shkak te dyshimeve se ato mund te jene te rrezikshme.

Meloni: Mora kërcenime me vdekje për marrëshjen me Shqipërinë. Trafikantët e opozita, interesa personale
Kryeministrja italiane Meloni deklaron se pas marrëveshjes për emigrantet me Shqipërinë ka marre kërcënime me vdekje nga trafikantet e qenieve njerëzore. Sipas saj, trafikantet dhe opozita e sulmoje për interesa personale.

Arrin në 155 numri i përmbytjeve masive në Sevilje. Spanja shpall 3 ditë zie kombëtare
Arrin në 155 numri personave që humben jetën nga përmbytjet katastrofike qe pësoi ne fillim të javës Valencia, ndërsa vijojnë kërkimet për personat e zhdukur. Qeveria spanjolle shpalli 3 dite zie kombëtare ne nder te tyre.