#Lajme, #edicioniinformativ ora 23:00 data 4 Mars 2023 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Redi Prifti

Headlines 4 Mars 2023

Berisha: Nesër, kërkesë në KQZ për regjistrim në zgjedhje. Vendimi i Apelit, letër pa vlerë.

Sali Berisha thotë se nesër do të dërgohet në KQZ kërkesa për regjistrimin e PD-së në zgjedhjet e 14 majit. Ai e quan letër pa vlerë vendimin e gjykatës se Apelit për vulën dhe thotë se do t’i drejtohet Gjykatës se Larte dhe gjykatave ndërkombëtare.

Gjykata mbyll në qeli vrasësin e 3 grave. Dan Hutra: Nuk jam penduar për krimet.

Gjykata e Tiranës lë në burg autorin e vrasjes se 3 grave dhe plagosjes se 3 te tjerave. 41-vjeçari Dan Hutra deklaroi para gjykatës se nuk ishte penduar për masakrën dhe se ishte gati te merrte edhe 5 burgime te përjetshme.

Konfirmohet vdekja e 4 shqiptarëve në Greqi. Pritet përgjigja e ADN për një tjetër  të zhdukur.

Ministria e Jashtme konfirmon vdekjen e 4 shtetasve shqiptare ne aksidentin hekurudhor te ndodhur ne mesjavë ne Larisa te Greqisë dhe pritet përgjigjja edhe e ADN -se për një tjetër shqiptar te zhdukur.

Pronat në bregdet, Lame: Janë regjistruar rreth 3 200 pasuri në Dhërmi, Vuno e Lukovë.

Përfundon regjistrimi fillestar i pronave ne bregdet. Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame, thotë se rreth 3,200 pasuri të paluajtshme janë regjistruar vetëm në zonat kadastrale të Dhërmiut, Vunosë dhe Lukovës.

Bordi rrit çmimin e naftës me 7 Lekë për  litër. Benzina rritet me 4 Lekë.

Bordi i Transparencës rrit serish çmimin e naftës. Prej orës 18 te ditës se sotme një litër naftë po shitet me 197 leke ose me 7 lekë më shumë për litër. Shtrenjtohet edhe benzina, e cila tashmë tregtohet me 4 lekë më shumë. Gazi nuk ndryshon.

/tvklan.al