#Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 5 Mars 2023 #TvKlan #KlanLajme
Spiker: Reis Cico
Headlines 5 mars 2023
Rritet bilanci i tragjedisë në Larisa, 6 shqiptarë të vdekur. Shqipëria në ditë zie
Shkon në 6 numri i shqiptareve që humbën jetën në aksidentin tragjik ku dy trena u përplasën me njeri-tjetrin në Larisa të Greqisë. Sot Shqipëria është në ditë zie kombëtare në nder të 57 viktimave të kësaj tragjedie.
Berisha mbledh kandidatët për kryebashkiak: Rama është burracak, konfiskoi vulën e PD
Kryedemokrati Sali Berisha akuzon kryeministrin se me një veprim prej burracaku konfiskoi vulën e Partisë Demokratike. Ai thote se pavarësisht kësaj Rama nuk do ja dali pasi opozita do të fitojë më 14 maj. Sot vendimi per menyren e regjistrimit ne KQZ.
Zbardhet dosja, Dan Hutra kërkoi të vriste vëllanë e Vladimir Kurtit. E motra i doli rastësisht para
Zbardhet dosja hetimore për masakrën me 3 gra të vrara dhe 3 të plagosura në Tiranë. Dan Hutra kërkoi të vriste vëllanë e Vladimir Kurtit për nje sherr që kishin patur në burg, por u hakmor ndaj të motrës së tij që I doli rastësisht para
Tritol zyrave të OSHEE-së në vaun e Dejës, vetëm dëme materiale. Policia sekuestron pamjet
Një sasi e konsiderueshme tritoli shpërtheu gjatë natës në oborrin e zyrave të OSHEE-së në Vaun e Dejës. Televizioni Klan siguron pamjet e momentit të shpërthimit të eksplozivit I cili për fat të mirë shkaktoi vetëm dëme materiale.
Mbi 16 mijë pensionistë ende në punë. Ekspertët: Janë të punësuar në sektorin privat
Ndonëse janë në pension, rreth 16 mijë të moshuar kanë zgjedhur që të punojnë ende për të plotësuar nevojat e tyre ekonomike. Ata rezultojnë të punësuar kryesisht në sektorin privat.
“Konde Nast Traveler” rekomandon Shqipërinë, vlerëson ushqimin dhe mikpritjen shqiptare
Revista e njohur e udhëtimeve Kondee Nast Trevëller vlerëson se ushqimi tradicional ka një rol kyç në rilindjen e turizmit në Shqipëri. Prestigjiozja nderkombetare rendit vendet më të veçanta për tu vizituar dhe vë në dukje mikpritjen shqiptare.
Tuzi zgjedh sot kreun e komunës. Partitë shqiptare, në garë me koalicionin e Gjukanoviç
Mbi 12 mijë votues të Tuzit në Mal të Zi janë thirrur sot në votime për të zgjedhur kreun e ri të komunës. Sondazhet favorizojne koalicionin e partive shqiptare dhe koalicionin e partisë së presidentit Milo Gjukanoviç./tvklan.al